LAJMI I FUNDIT:

Bloomberg: Apple po punon në satelitë që do të sillnin internet direkt në telefonat e tyre

Bloomberg: Apple po punon në satelitë që do të sillnin internet direkt në telefonat e tyre

Apple është duke punuar në fshehtësi në teknologjinë satelitore dhe pa tel (wireless), sipas burimeve të paemërtuara të cituara nga Bloomberg, në mënyrë që të rrezatojë direkt internetin në pajisjet e tyre.

Prodhuesi i iPhone, me bazë në Kaliforni, ka disa inxhinierë nga industritë e projektimit të hapësirës ajrore, satelitore dhe antenave, që punojnë në projekt me qëllim të vendosjes së rezultateve të tyre brenda pesë viteve.


Poashtu, Bloomberg përmend që projekti është në fazat e tij të hershme, dhe mund të braktiset në të ardhmen.

Nëse, megjithatë, ai kalon, Apple mund të anashkalojë transportuesit e internetit dhe të fus rrezet direkt në pajisjet e tyre.

Skenarët e tjerë të përdorimit do të ishin ndërlidhja e këtyre pajisjeve në mungesë të një rrjeti tradicional. /Telegrafi/