LAJMI I FUNDIT:

Balaj-Halimaj e Nismës: Vetëvendosje ka për qëllim komprometimin e procesit zgjedhor

Balaj-Halimaj e Nismës: Vetëvendosje ka për qëllim komprometimin e procesit zgjedhor

Anëtarja e kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që sot e ka drejtuar në Gjykatën Supreme për numërimin e 392 pakove me fletëvotime për zgjedhjet e 6 tetorit, të ardhura së fundmi nga diaspora.

Albulena Balaj-Halimaj e Nismës në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se, nxjerrja nga depoja e materialit jo sensitiv që është për shkatërrim dhe tentimi që pas shpalljes se rezultatit përfundimtar t’i fus ato në rezultat, kjo më nuk don komentim serioz.

Sipas saj, kjo tregon më së miri se dikush jo vetëm që nuk është i interesuar të përmbyllë certifikimin e zgjedhjeve, por për më tepër ata nuk po dinë çka të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor.


Ajo thotë kjo lojë me ankesa është hajgare që ka për qëllim zvarritjen dhe komprometimin e procesit zgjedhor.

“Nxjerrja nga depoja e materialit jo sensitiv që është për shkatërrim dhe tentimi që pas shpalljes se rezultatit përfundimtar t’i fus ato në rezultat, kjo më nuk donë komentim serioz, por kjo tregon më së miri se dikush jo vetëm që nuk është i interesuar të përmbyllë certifikimin e zgjedhjeve, por për më tepër esenca është se ata nuk po dinë çka të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor.

Në ditën kur KQZ ka shpallë rezultatin përfundimtar dhe kanë kaluar afatet e ankesave për atë rezultat përfundimtar, janë mbyllë dyert për çfarëdo ankese për futje të ashtuquajtura vota të reja dhe këtë gjë e dinë çdo jurist.

Prandaj, kjo loja e ankesave është hajgare dhe ka qëllim zvarritjen dhe komprometimin e këtij procesi zgjedhor për të mbuluar atë që thamë më lartë që nuk janë duke ditë çfarë të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Supreme pas refuzimit të ankesës që i është bërë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me numërimin e 392 pako me fletëvotime, të cilat kanë arritur në KQZ pas dy muajsh.

Lëvizja Vetëvendosje i drejtohet Supremes, kërkon të numërohen edhe 392 pako me fletëvotime
Lexo po ashtu Lëvizja Vetëvendosje i drejtohet Supremes, kërkon të numërohen edhe 392 pako me fletëvotime

Lidhur me këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se nuk mund t’i publikojë rezultatet, pasi që Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori