LAJMI I FUNDIT:

“I tradhtoi iPhone”: Gruaja bashkë me dashnorin vrau ish-burrin, policia zbuloi mesazhet që i dërguan njëri-tjetrit

“I tradhtoi iPhone”: Gruaja bashkë me dashnorin vrau ish-burrin, policia zbuloi mesazhet që i dërguan njëri-tjetrit

Gruaja e një fermeri milioner dhe dashnori i saj u gjetën dje fajtorë për vrasjen e tij pasi shkëmbyen mesazhe të frikshme për bërjen e dashurisë në gjakun e viktimës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Angela Taylor dhe Paul Cannon të fiksuar pas seksit kanë shkruar 28,000 mesazhe në WhatsApp njëri-tjetrit gjatë 148 ditëve ndërsa komplotuan vrasjen e cila ishte “e ushqyer nga helmi, urrejtja dhe lakmia”.


Policia gjatë hetimit në fermat e zotit Taylor afër Hitchin në Hertfordshire

William ‘Bill’ Taylor, pronari i një pasurie të gjerë bujqësore në Hertfordshire, u zhduk disa ditë para ditëlindjes së tij të 70-të në qershorin e vitit të kaluar.

Tetë muaj më vonë, në shkurt, një peshkatar gjeti trupin e tij të dekompozuar në një breg lumi jashtë Gosmore, Hitchin.

Angela Taylor (majtas) është shpallur fajtore për vrasjen e burrit të saj fermer William Taylor me të dashurin e saj Paul Cannon (djathtas)

Trupi u dekompozua aq shumë sa përcaktimi i një shkaku të vdekjes ishte i pamundur.

Gruaja e z. Taylor, Angela, 53 vjeçe dhe i dashuri i saj Paul Cannon, 54 vjeç, për të cilën thuhet se kishin një ‘urrejtje helmuese’ për z. Taylor, u akuzuan për vrasjen e tij.

Gjyqi u tha që kishte mungesë të provave mjekoligjore, por aty u lexuan tekste që të dy vrasësit shkëmbyen në ndërtimin e vrasjes.

William Taylor u zhduk në qershor të vitit të kaluar. Trupi i tij u gjet në muajin shkurt të këtij viti

Vrasësit i dërguan 28,000 mesazhe njëri-tjetrit në mbi 148 ditë, duke besuar se mesazhet e tyre në WhatsApp ishin të sigurta dhe nuk mund të lexoheshin.

Cannon i kishte fshirë ato, por një oficer policie i gjeti të ruajtur në memorien e iPhone.

Policia kreu një kontroll të madh për zotin Taylor pasi ai u zhduk në verën e vitit 2018

Gruaja dhe viktima ishin takuar në vitin 1992 dhe ishin martuar në vitin 1997 dhe kishin tre fëmijë – por së fundmi gruaja kishte kërkuar divorcin.

Ajo filloi një marrëdhënie me Cannon, një punëtor ferme, në fund të vitit 2017 ndërsa ai po jetonte pa qira në një pronë të burrit të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori