“Paris-presse”, ka botuar të shtunën e 7 shkurtit 1970, në faqen 20, intervistën ekskluzive të aktorit shqiptar, Bekim Fehmiut. Teksti është si më poshtë:
“Djali i Uliksit (18 muajsh) quhet Uliks, në kujtim të serialit ‘Odiseja’
Është e vështirë të njohësh në Uliksin me mjekër, heroin e ‘Odisesë’, serialin që transmetohet dy herë në muaj në kanalin e dytë që do të shihni sonte, Bekim Fehmiun, yllin e ‘Mbledhësit e puplave’, një film që fitoi çmimin special të jurisë në 1967 në Kanë.
Megjithatë së shpejti Bekim Fehmiu, 33 vjeç, nuk do të kalojë më pa u vënë re në rrugë: filmi i tij i parë ndërkombëtar, ‘Aventurierët’, i frymëzuar nga jeta e diplomatit-playboy të famshëm latino-amerikan, Porfirio Rubirosa, ku ai luan rolin e tij, del në mars në Shtetet e Bashkuara, në prill në Britaninë e Madhe, dhe në shtator në Francë. Ndërkohë, ai ka luajtur një uestern, ‘Dezertori’, dhe në shkurt të 1966 u martua me Branka Petriqin, aktore jugosllave.
‘Djali ynë 18 muajsh quhet Uliks, për shkak të rolit tim në serial. Në fakt, unë kam një grua dhe një të dashur. Po, po, shkruajeni: është e njëjta. Vazhdoj ta konsideroj gruan time si të dashurën time sepse ne të dy jemi kundër martesës. E nënshkruam një kontratë për shkak të së ardhmes së djalit tonë dhe, pastaj, këtë kontratë, e harruam. Oh, po, dashuria ime për të (Brankën) nuk ka kufi!’
Kur ai erdhi për të prezantuar tri vite më parë në Kanë, Bekim Fehmiun e quajtën unanimisht “Belmondo jugosllav” (krahasim me aktorin e famshëm francez Jean-Paul Belmondo).
‘Duhet të jetë sepse ne ndodhemi në Francë’, thotë ai. ‘Belmondo është marrë me boks dhe unë gjithashtu. Këtë e dëshmon hunda e tij dhe e imja.’
Bekim Fehmiu është një nga tetë fëmijët e një familje shqiptare, shumë e bashkuar, dhe asnjëherë nuk është marrë me ndonjë punë tjetër përveç aktrimit.
‘Kur mbusha 16 vjeç’, thotë ai, ‘pashë një film në anglisht. Ishte ky moment kur vendosa të bëhem aktor. Pas shkollës së mesme, shkova në Akademinë e Arteve, por më duhej të prisja një vit për të hyrë aty: flisja vetëm shqip dhe frëngjisht, dhe në akademi tekstet thuheshin (lexoheshin) në serbisht’.
Ai ka luajtur gjithçka, duke qenë në të njëjtën kohë pjesë e dy trupave të vendit të tij, të Teatrit Kombëtar dhe të një teatri avangardë. Ndër autorët e shumtë që ka interpretuar bëjnë pjesë: Eskili, Sofokliu, Shekspiri, Molieri, Racine, Sartrë, Vojnesko, Pinteri dhe Dostojevski.
Padyshim, dhe kjo e bën atë të qeshë shumë, u zgjodh çdo vit aktori më i mirë i ri në Jugosllavi, vend të cilin e përfaqësoi në Teatrin e Kombeve në Sarah-Bernhardt në 1964.
Problemi i tij i vetëm, aktualisht është: ka vendosur të ketë dymbëdhjetë fëmijë. Gruaja e tij preferon të ndalet tek i gjashti”. /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEurovizioni si arenë politike
T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Trashëgimia kulturore e Kosovës vlerë që duhet çmuar
SYRGJYN-VDEKUR (Elegji për Luigj Gurakuqin)
"Ishulli i vdekjes" i Britanisë së Luftës së Dytë Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër