LAJMI I FUNDIT:

Politika e BQE-së varet nga të dhënat, jo nga tregu

Politika e BQE-së varet nga të dhënat, jo nga tregu

“Banka Qendrore Evropiane duhet të jetë kritike ndaj pritshmërive të tregut për lëvizjet e saj të ardhshme në politika, duke i bazuar vendimet e saj në të dhëna ekonomike në vend të çmimeve të tregjeve financiare”, kështu tha zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Luis de Guindos në një konferencë në Manchester.

BQE ka premtuar një paketë stimuluese për takimin e saj mbi politikat më 12 shtator dhe pritshmëritë e tregut janë rritur. Investitorët tashmë po marrin në konsideratë disa ulje normash të interesit për vitin e ardhshëm dhe një raund të ri blerjesh të bonove, veprime të njohura gjerësisht si lehtësime sasiore.

“Politika jonë monetare është e varur nga të dhënat, jo nga tregu, indikatorët e pritshmërive të tregut nuk mund të zëvendësojnë gjykimin tonë politik. Një tjetër mënyrë për të fuqizuar analizën tonë është të kërkojmë për pritshmëri përtej atyre që shprehen në tregjet financiare”, tha de Guindos, përcjell Telegrafi.


Me një luftë tregtare botërore që po e shpie sektorin e prodhimit të eurozonës në recesion, ekonomia e bllokut mezi po rritet. Treguesit e fundit duket të sugjerojnë që ekonomia e brendshme po rëndohet dalëngadalë nga telashet e importuara. Rritja e punësimit po ngadalësohet, shitjet me pakicë kanë rënë dhe treguesit e vetëbesimit po rrëshqasin.

Por de Guindos dukej se i pëlqente të zbuste pritshmëritë e ngritura, duke përmendur efektin e “dhomëzës echo”, kur sinjalet e saj të forta fillojnë të reflektohen në çmimet e aseteve dhe tregjet nuk u përgjigjen më lajmeve mbi ekonominë sepse ata janë të çimentuar nga komunikimet e bankës qendrore.

“Efekti i ‘dhomëzës echo’ dhe turbullirat e trashëguara nga sinjalet e tregjeve janë arsyet pse ne duhet t’i marrim pritshmëritë që janë vendosur në tregjet financiare jo shumë seriozisht. Sa më shumë udhëzime për të ardhmen që ne japim, aq më pak informuese janë tregjet financiare për njehsimin e gjendjes së tashme dhe evoluimit të ekonomisë”, tha ai.

BQE ka një rekord solid në udhëzimin e pritshmërive të tregut, por masat e saj stimuluese kanë tejkaluar pritshmëritë në pika kyçe të së kaluarës, duke fituar reputacionin e një banke që di të habisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori