LAJMI I FUNDIT:

Nisin ditët e flourizmit dhe vulosjes se fisurave të dhëmbëve tek fëmijët

Nisin ditët e flourizmit dhe vulosjes se fisurave të dhëmbëve tek fëmijët

Prej sot e deri më 30 Gusht do të mbahen ditët e flourizmit dhe vulosjes se fisurave të dhëmbëve tek fëmijët.

Kështu, prindërit janë ftuar që t’i dërgojnë fëmijët në Poliklinikën Stomatologjike në Prishtinë prej orës 7:30 deri në ora 13:30.


Bazë e mjekësisë primare është preventiva. Fluorizimi dhe vulosja e fisurave të dhëmbëve janë procedura të shkurtra, të shpejta dhe pa dhimbje që kanë rëndësi në mbrojtjen e dhëmbëve nga kariesi.

Fluorizimi është një nga mënyrat më të mira për të forcuar zmaltin e dhëmbit dhe i bën dhëmbët më rezistentë nga acidet që gjenden në zgavrën e gojës.

Vulosja e fisurave është trajtim, ku bëhet vendosja e një materiali të veçantë në fisurat (thellimet) dhe gropëzat e sipërfaqes përtypëse të paradhëmballëve dhe dhëmballëve duke parandaluar në këtë mënyrë prekjen e tyre nga kariesi pa pasur nevojë të bëhet largimi i sipërfaqes se smaltit – pra në tërësi ruhet integriteti anatomik i dhëmbit. Vulosja si procedurë praktikisht realizohet shumë thjeshtë dhe tërësisht pa dhimbje çka fëmija e pranon shumë lehtë.

Sot për vulosje mund të përdoren edhe materiale të cilat lidhen kimikisht me dhëmbin dhe lirojnë fluor(glass-ionommer cementet).

Fluori ndihmon në kthimin e mineraleve (remineralizim), kështu i kontribuon fortësimit të dhëmbit. Këtu bëhet fjalë për sasi shumë të vogla të fluorit të cilat veprojnë vetëm lokalisht në dhëmbë, pa veprim të dëmshëm për organizmin. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori