LAJMI I FUNDIT:

E mbijetuara e Holokaustit, feston 104-vjetorin e lindjes e rrethuar nga 400 pasardhësit

E mbijetuara e Holokaustit, feston 104-vjetorin e lindjes e rrethuar nga 400 pasardhësit

Shoshana Ovitz, i ka mbijetuar Aushvicit dhe këto ditë ka festuar 104 vjetorin e lindjes te Muri i Vajtimit në Jerusalem, e shoqëruar nga 400 anëtarë të familjes.

Ajo për ditëlindje ka kërkuar që të mblidhen te Muri i Vajtimit të gjithë fëmijët e saj, nipat, mbesat dhe stërnipat, transmeton Telegrafi.


“Kanë ardhur pothuajse të gjithë”, ka njoftuar në Twitter ambasada izraelite në Berlin.

Duke kërkuar familjarët e mbijetuar pas Luftës së Dytë Botërore, Ovitz është njohur me burrin e saj të ardhshëm, i cili në Holokaust kishte humbur gruan dhe katër fëmijët.

Disa vite më vonë u martuan kurse sollën në jetë fëmijën e tyre të parë në Austri, e më vonë u vendosën në Izrael në qytetin Haifi, ku sollën në jetë edhe katër fëmijë.

“Në ahengun e ditëlindjes së saj e kemi kuptuar se sa e rëndësishme është ajo. Të gjithë kemi filluar të qajmë”, ka deklaruar Panini Fridman, stërmbesa e saj që jeton në Belgjikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori