Telekomi i Kosovës i ka dhënë fund kontratës me Z-Mobile. Kështu ka thënë kryetarja e bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha, e cila në një konferencë për media ka njoftuar zyrtarisht se Telekomi i Kosovës ka shpallur të pasuksesshme negociatat me Z-Mobilen dhe i ka dhënë fund kontratës me këtë kompani.
Shatri-Berisha ka thënë se kjo ka ndodhur pasi nuk kanë arritur një marrëveshje mbi kushtet e reja.
“Bordi i Drejtorëve njofton publikisht se pas një periudhe gjashtëmujore të negociatave palët s’kanë arrit marrëveshje mbi kushtet e reja prandaj sot kryeshefi ekzekutiv bazuar në vendimin e bordit të drejtorëve ka dërguar njoftimin zyrtar për shpalljen e pasuksesshme të negociatave dhe përfundimin e kontratës me Z-Mobile nga data 31 korrik 2019”, ka thënë ajo.
Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi, ka thënë se negtociatat gjashtë muajshe nuk kanë qenë të sukesshme dhe për këtë arsye sipas tij ka ardhur deri tek shkëputja e kontratës.
“Dje në mbledhjen e bordit të mbajtur është marr vendim që në bashkëpunim të plotë me ekspertët ligjor dhe financiar të cilët priten me i pas gjatë gjithë procesit, në harmoni të plotë me veprimet ligjore, kemi marrë vendim që bashkarisht bordi i menaxhmentit sot gjatë ditës, që pas negociatave të pasuksesshme për gjashtë muaj që i kemi pasur, këtë kontratë të shpallim si të përfunduar dhe pa asnjë obligim kontraktual”, ka thënë ai, përcjellë Telegrafi.
Istrefi iu ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos bien në panikë sepse shërbimet nuk do të iu ndalen.
“Iu bëjë njoftim të gjithë konsumatorëve për shërbimet dataphone që janë duke i shfrytëzuar, të mos bien në panik, të mos shqetësohen, të mos bien pre e dezinformatave. NE bashkarisht me ARKEP-in jemi duke punuar për fazën e tranzicionit e cila do të zgjas nga 30 deri në 120 ditë. Kështu që konsumatorët që i kanë shërbimet e tyre nuk do të iu ndërpriten në asnjë moment në asnjë rrethan deri në përfundimin e fazës së tranzicionit”, ka theksuar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite