LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Junikut ftesë publike kryeministrit Haradinaj: Ndalo punimet e paligjshme në rrjedhën e lumit Ereniku i vogël

Kryetari i Junikut ftesë publike kryeministrit Haradinaj: Ndalo punimet e paligjshme në rrjedhën e lumit Ereniku i vogël

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, përmes një ftese publike drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit të vendit që të ndalojë punimet në rrjedhën e Lumit Ereniku i Vogël përgjatë Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna.

Kuçi, i cili njëherësh është edhe kryetar i AAK-së në Junik, në ftesën  publike ka thënë se “po vazhdojnë punimet dhe veprimet e paligjshme përgjatë tërë Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna për marrjen e Lumit “Ereniku i Vogël” nga ana e Komunës së Gjakovës, KRU Gjakova dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo ndikon në devijimin e rrjedhës natyrale – historike të këtij lumi!

Letra e plotë publike e kryetarit të Junikut Agron Kuçi, drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj:


I Nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj !

Po vazhdojnë punimet dhe veprimet e paligjshme përgjatë tërë Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna për marrjen e Lumit “Ereniku i Vogël” nga ana e Komunës së Gjakovës, KRU Gjakova dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kjo ndikon në devijimin e rrjedhës natyrale – historike të këtij lumi !

Punimet po vazhdojnë përkundër faktit se  komuna e Junikut dhe qytetarët e saj kanë dorëzuar kërkesën dhe peticionin për shfuqizimin e   vendimeve  lidhur me këtë çështje në zyrën tuaj me datë 26.04.2019.

I nderuar Kryeministër, veprimet që po bëhen   janë të paligjshme dhe në kundërshtim  me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin Nr.04/L-147 për  Ujërat e Kosovës, Ligjin Nr.04/L-086 për Parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Ligjin Nr.03/L-025 për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin Nr.03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës dhe me Normat, Konventat Ndërkombëtare të Ujërave.

Andaj, mbi këtë bazë, bashkë me shqetësimin legjitim të qytetarëve të komunës sonë, Ju bëjmë Ftesë Publike që si  Kryeministër i vendit dhe Kryetar i Këshillit Ndërministror të Ujërave të Kosovës, të veproni ligjërisht dhe t’i shfuqizoni këto vendime.

Veprimi i juaj bën që Ju, të mos viheni në  anën e qytetarëve të Junikut, Rekës, Lugut dhe as të Kryetarit të Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjinit por në anën e së drejtës, ligjshmërisë dhe interesit të përgjithshëm.

Në pritje të vendimit tuaj, ju përshëndes !

Me respekt, Agron Kuçi – kryetari i komunës së Junikut! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori