LAJMI I FUNDIT:

Zvicra kërkon punëtorë, u mungojnë 42,778 zanatlinj të profileve të ndryshme

Zvicra kërkon punëtorë, u mungojnë 42,778 zanatlinj të profileve të ndryshme

Zvicrës po i mungon një numër i madh i punëtorëve në zanate të ndryshme, që aktualisht po cilësohen si fuqia më e kërkuar punëtore në tregun e punës.

Sipas të dhënave zyrtare, Zvicrës aktualisht i mungojnë 42,778 zanatlinj, kurse kompani të ndryshme kanë njoftuar se ekzistojnë 198,097 vende të lira pune, transmeton Telegrafi.


Për shembull kompania elektroteknike nga Vinterturi nuk po arrin të gjej instalues të rrymës dhe teknikë-serviser.

“Tregu është tharë për këtë lloj fuqie punëtore”, ka deklaruar drejtori Stefan Danev.

Ai ka treguar se është e vështirë të gjendet fuqi punëtore që do të mbulonin këto vende të lira pune. Shumica e vendeve të lira të punës janë kryesisht për zanatlinj të profileve të ndryshme.

Aktualisht kërkohen 4 mijë montues elektrik, 2,260 instalues, 2,143 zdrukthëtar dhe rreth 1,500 molerë dhe ndërtues. /Telegrafi/