Në zbulimin e pllakës në bulevardin “Bill Clinton”, ish presidenti amerikan ka kujtuar disa momente kur kishte ardhur gruaja e tij në Kosovë sa ishte sekretare e shtetit të Amerikës.
Ai ka thënë se, pasi ajo kishte parë statujën e tij, ishte tallur me presidentin Clinton, duke i thënë se ‘kishte një statujë të madhe”.
“Kur gruaja ime ishte sekretare e shtetit dhe kur erdhi në Kosovë, ajo po tallej me mua sepse unë kisha një statujë kaq të madhe. Unë vijë nga një vend i vogël me një kulturë rurale, ku njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë se janë të rëndësishëm, dhe nuk duhet të sillen si të rëndësishëm”
“E nëse sillen ashtu atëherë njerëzit tjerë intervenojnë që t’i ulin në tokë. Dhe kur ka ardhur këtu zonja Clinton, ajo bëri një fotografi pranë statujës, dhe po bënte me gisht sikurse kush është ky njeri prapa meje. Dhe, unë do ta përfundoj këtu duke e bërë një fotografi dhe duke ia dërguar asaj”, ka thënë Clinton.
Ndryshe ish presidenti Bill Clinton ka thënë se zbulimi i pllakës është një dhuratë shumë e çmuar për të.
“Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre për vetën por për atë që kam bërë për tërë Evropën. Mund ta shfrytëzoj këtë rast, nëse njerëzit janë të lirë gjithandej për të ndërruar jetët e tyre në mënyrën më të mirë që munden”.
“Jo të brengosen se ku janë lindur, se çfarë përkatësie etnike kanë, nëse janë gra ose burra, çfarëdo ndasie mes qenieve njerzore do të injorohet përderisa jeni njerëz të mirë. Nëse i bindeni ligjit nëse punoni shumë, dhe të mundet përmes dashurisë urrejtja. Kjo është porosia për Kosovën”, ka thënë ai.
Fjalimin e Clintonit para shtatores së tij mund ta shikoni në videon e më poshtme nga minuta e 35-të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe