LAJMI I FUNDIT:

Getoari katër muajsh kalon me sukses operimin në zemër (Video)

Getoari katër muajsh kalon me sukses operimin në zemër (Video)

Getoari, fëmija katër muajsh i Petrit Efendisë, ka kaluar me sukses operacionin në zemër.

Përfundimin me sukses të operacionit e ka konfirmuar babai i Getoarit, Petrit Efendija në një lidhje direkte telefonike me Edita Dolin në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini.


“E kam ndjerë obligim të jap lajmin e mirë për të gjithë ata që keni bërë për mua dhe Gatoarin e familjen… Getoari është operuar dje. Operacioni ka zgjatur gjashtë orë, më pak se që ishte planifikuar. E gjitha ka kaluar me sukses”, tha Petrit Efendija në “Radar”.

Për operimin e Getoarit familja e tij kishte kërkuar mbështetje financiare, ndërsa edhe emisioni “Radar” kishte bërë mbledhje  të fondeve për t’i dalë në ndihmë djalit katër muajsh të Petrit Efendisë.

Emisioni “Radar” i Radio Dukagjinit edhe në të kaluarën ka organizuar fushata të tilla në ndihmë të fëmijëve të sëmurë apo familjeve në nevojë./Telegrafi/