LAJMI I FUNDIT:

Apeli i UEFA-s refuzon ankesën e malazezëve, Mali i Zi-Kosovë do të luhet pa publik

Apeli i UEFA-s refuzon ankesën e malazezëve, Mali i Zi-Kosovë do të luhet pa publik

Komisioni i Ankesave të UEFA-s ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë të Komisionit Disiplinor.

Komisioni i Ankesave të UEFA-s, në një seancë të mbajtur më 21 maj, shqyrtoi ankesën e Federatës së Futbollit të Malit të Zi në vendimin e shkallës së parë të Komisionit Disiplinor lidhur me sjelljen e keqe të tifozëve në raundin e dytë të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020 ndërmjet Malit të Zi dhe Anglisë.


Komisioni i Ankesave konfirmoi vendimin e shkallës së parë, me të cilin FSCG u dënua me një ndeshje pa praninë e publikut dhe 20 mijë euro për shkak të ngjarjeve në ndeshjen me Anglinë.

E gjithë kjo pasi që një grup e fansave malazez kishin bërë thirrje raciste në drejtim të futbollistit të kombëtares angleze, Raheem Sterling.

Rreth i tretë i kualifikimeve për UEFA EURO 2020 në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, i cili është planifikuar që të zhvillohet më 7 qershor, do të luhet në stadiumin bosh të qytetit të Podgoricës.

Përveç gjobave, Federata e Futbollit është e detyruar të shfaq flamurin “EqualGame” me logon e UEFA-s në ndeshjen me Kosovën.

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me një pikë të grupit A, ku edhe malazezët kanë po aq pikë në vendin e katërt, por me një ndeshje më shumë se përfaqësuesja jonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori