“Konsumatori” thotë se taksa ngriti çmimet, qytetarët “betohen” për të mos blerë produkte serbe (Video)
Kohët e fundit kishte ankesa se janë rritur çmimet e produkteve në vend. Nga organizata “Konsumatori” thuhet se kjo është pasojë e taksës, ndërkaq kishte qytetarë që thonin se edhe nëse trefishohet çmimi i produkteve vendore, mjafton të mos ketë produkte serbe.
Shporta e qytetarit po kushton më shtrenjtë. Selatin Kaçanaiku nga organizata “Konsumatori”, thotë se në këtë pikë ka pasur ndikim taksa ndaj prodhimeve serbe, ndërkaq kjo ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve.
“Çmimet te ne ndikojnë në uljen e standardit-mirëqenien sociale, uljen e ekonomisë, ndikon në uljen e vendeve të punës etj. Pra, ngritja e çmimeve nuk është një gjë e thjeshtë, është një konglomerat që shfaq shumë probleme me të cilat duhet të merret Qeveria. Qeveria dhe të gjitha ministritë duhet ta monitorojnë tregun, dhe nivelin e kënaqshmërisë sonë si taksapagues”, deklaroi Selatin Kaçaniku për RTV Dukagjinin.
Ekonomisti Mustafë Kadriaj, akuzon qeverinë se nuk ka reaguar si duhet, pas vendosjes së taksës.
“Qytetarët kanë drejtë të ankohen. Po ashtu edhe bizneset kanë të drejtë t’i arrijnë qëllimet e veta ekonomike përfituese, por faji mbetet te Qeveria. Ajo pavarësisht se ka marrë masa ndaj shtetit fqinj, mendoj që është dashur t’i merr masat që ti mbulojë mungesat me importe nga shtetet tjera fqinje”, deklaroi Mustafë Kadriaj.
Përkundër kësaj, pati qytetar që thanë se edhe nëse trefishohen çmimet e prodhimeve vendore, mjafton të mos ketë produkte serbe.
“Unë konsumoj prodhimet vendore. Unë për “shpirt timin”, nuk do të lë kurrë prodhim të Serbisë të hyjë brenda”, tha Ali Mushkolaj.
Përkundër presioneve ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës insiston se taksa nuk hiqet. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
GoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë