Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku në një intervistë për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com me gazetarin Lulzim Ahmeti ka folur për sigurimet shëndetësore, sigurimet në bujqësi si dhe për shkaqet dhe dëmet e aksidenteve në komunikacion me fatalitet.
Sipas tij, në Kosovë nuk është vetëdija e mjaftueshëm për rëndësinë e sigurimeve shëndetësore.
“Nëse flasim për një raport të sigurimeve vullnetare dhe jovullnetare del se 52 për qind të sigurimeve janë obligative dhe 48 për qind e përfshinë pjesën tjetër, ku hynë sigurimi shëndetësor, sigurimi jetësor, i pronës, i shëndetit në udhëtim, i garancioneve dhe të tjera. Nuk kemi statistikë shumë të qartë, pasi që ndryshon nga viti në vit, por mesatarja mund të shkoj deri në 3 për qind”, tha Mazreku.
Gjendja ekonomike, sipas tij, është pengesë për sigurimet shëndetësore të qytetarëve të Kosovës.
“Si Shoqatë e Sigurimeve të Kosovës, nëpërmjet kampanjave dhe trajnimeve mundohemi qe t’i vetëdijësojmë për sa i përket sigurimeve, mirëpo një prej shkaqeve mund të jetë edhe gjendja ekonomike. Por besoj se është një rritje nëse flasim në përqindje, ku vetëm në vitin e kaluar ka një rritje prej 6.89 për qind dhe ka një rritje totale të të hyrave vjetore prej 93 milionë euro. Nga viti në vit ka ndryshim si nga pjesa obligative ashtu edhe ajo vullnetare”, tha drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve.
Edhe te sigurimi i pronës, ai ka treguar se nuk është niveli i kënaqshëm.
“Ka kërkesa edhe për sigurimin e pronës, mirëpo nuk është në një mas shumë të kënaqur. Ne po mundohemi që edhe te kjo pjesë të bëjmë kampanja më të mëdha. Kemi bërë një marrëveshje me UNDP-në që në disa komuna, në Ligjin për Katastrofat Natyrore të shihet ndryshimi i atij Ligji dhe prona të sigurohet, sidomos nga dëmet natyrore. Kemi pasur rastin e Suharekës, Malishevës dhe Istogut, ku kemi pasur humbje të ndryshme, mirëpo ato humbje kryesisht janë mbuluar nga mjetet shtesë që Qeveria e Kosovës i ka ndarë për mbulimin e këtyre humbjeve”, ka deklaruar Mazreku.
Po ashtu ai në këtë intervistë për emisionin “EKONOMI” ka folur edhe automjetet e pa siguruara si dhe dëmet që shkaktohen brenda një vitit nga veturat e aksidentuara. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës