LAJMI I FUNDIT:

Inhalimi i sheqerit i lufton infeksionet në mushkëri

Inhalimi i sheqerit i lufton infeksionet në mushkëri

Personat me infeksione në mushkëri mund ta trajtojnë sëmundjen e tyre duke thithur sheqer.

Hulumtuesit nga Universiteti i Mançesterit kanë zbuluar se thithja e sheqerit mund ta stimulojë sistemin e imunitetit të mushkërive për t’i luftuar infeksionet, transmeton Telegrafi.


Profesori Andrew MacDonald, i cili e ka udhëhequr këtë studim, thotë se është e mundur që furnizimi me glukozë ta rritë inflamacionin për të na ndihmuar të mbrohemi nga disa infeksione të mushkërive.

Pra, sipas tij, është shumë e arsyeshme të supozojmë se një terapi afatshkurtër me inhalacion mund të funksionojë një ditë si tretman.

Megjithatë, nga ky studim, i cili është publikuar në revistën “Nature Immunology”, mënyra se si sheqeri mund të thithet ende nuk është e qartë.

Nga ana teorike, sheqeri mund të “thithet me hundë” si pluhur.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori