Lluka në Rumani shpalos problemet që Serbia po ja shkakton Kosovës në sektorin energjetik
Ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, po merr pjesë në takimi e nivelit të lartë të ministrave rreth “Konektiviteti energjetik i Evropës qendrore dhe juglindore” e cila po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Gjatë fjalimit të cilin e mbajti ministri Lluka, ju drejtua Komisionarit për veprime Klimatike dhe të Energjisë, Miguel Arias Cañete, ministrit të energjisë të Rumanisë, Anton Anton, drejtorit gjeneral të “DG Energy” pranë Komisionit Evropian, Dominique Ristori dhe të gjithë të pranishmëve, duke i adresuar problemet të cilat Serbia po i shfaq karshi Kosovës e të cilat po pengojnë lidhjen e Kosovës me Evropë dhe rajon.
“Dua të ngris një çështje e cila jo vetëm që është relevante në zbatimin e projektit të lidhjes së tregjeve mes Shqipërisë, Italisë Malit të Zi dhe Shqipërisë (AIMS), por është një kusht paraprak për rregullimin e tregut rajonal. Ashti siç e dini, Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë në takimin e fundit ka konkluduar ‘shkelje të rëndë të vazhdueshme’ nga ana e Serbisë në lidhje me menaxhimin e kongjestionit të aplikuar në interkonektivitetin e Kosovës. Një konkluzë e tillë, nëse nuk korrigjohet, hyn në efekt në Qershor të këtij viti”, tha ministri Lluka.
Ai gjithashtu kërkoi që të zgjidhet sa më shpejtë problem me Serbinë e cila po e dëmton konsumatorin Kosovar me çmime të larta.
“Konsumatorët e Kosovës kanë mbajtur barrën e tarifave më të shtrenjta të importit si shkak i barrierave dhe të drejtave ekskluzive të pjesëmarrësve Serb në treg të cilët mund të operojnë në tregun e Kosovës”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Lluka tregoi se Kosova ka marrë hapa konkret në bashkimin e tregjeve dhe ka kërkuar që Kosova të jetë pjesëtare e barabartë në projektin AIMS.
“Në lidhje me bashkimin e tregjeve, Kosova është duke punuar me Shqipërinë në projektin Ballkani Perëndimor 6 (WB6). Projekti ka avancuar dhe së shpejti presim të themelojmë shkëmbimin e energjisë me Shqipërinë e cila do të administrojë këto dy tregje të bashkuara. Në pikëpamjen tonë, ky projekt duket të konsiderohet si hap i parë në bashkimin e tregjeve të AIMS që në këtë rast duhet të përfshijë edhe tregun e Kosovës”, tha ministri Lluka.
Në fund ai tha se përfshirja e Kosovës në këtë projekt do të lehtësonte tranzicionin energjetik në një treg të vetëm Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025