LAJMI I FUNDIT:

Kampioni kthehet te fitorja, Spurs befasojnë Bostonin

Kampioni kthehet te fitorja, Spurs befasojnë Bostonin
Golden State Warriors. (Foto : Ezra Shaw/Getty Images/Guliver)

Golden State Warriors është rikthyer te fitorja pas humbjes befasuese nga Dallas Mavericks.

Kampioni në fuqi i NBA ka mposhtur para adhuruesve të vet Detroit Pistonsin me shtatë pikë diferencë 121:114.


Që nga fillimi i ndeshjes GSW ishin në epërsi dhe arritën ta menaxhonin mjaftë mirë atë deri në fund.

Steph Curry me 26 pikë dhe Klay Thompson me 24 të tjera ishin më meritorët për këtë fitore të kampionit aktual, që vazhdon ta mbajë pozitën e parë në Perëndim.

Në anën tjetër San Antonio Spurs ka befasuar Boston Celtics duke e mposhtur para adhuruesve të vet me rezultat 96:115.

LaMarcus Aldridge ishte i pandalshëm në këtë sfidë me 48 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime në fitoren e Spurs.

Spurs me këtë fitore mbetën në pozitën e tetë në Konferencën e Perëndimit. /Telegrafi/

Rezultatet:

New York Knicks – LA Clippers 113:124

Milwaukee Bucks – Cleveland Cavaliers 127:105

Indiana Pacers – Denver Nuggets 124:88

Toronto Raptors – Charlotte Hornets 114:115

New Orleans Pelicans – Houston Rockets 90:113

Boston Celtics – San Antonio Spurs 96:115

Golden State Warriors – Detroit Pistons 121:114

LA Lakers – Sacramento Kings 111:106