Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për përgatitjen e procedurave për privatizimin e Telekomit të Kosovës, ka thënë se ky është vendim për rimëkëmbjen e kësaj ndërmarrje publike.
Lluka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se katër kompani nga vende të ndryshme të BE-së dhe SHBA, kanë shprehur interes për marrjen e pjesshme ose të tërësishme në pronësi të ndërmarrjes Telekomi i Kosovës.
“Me qëllim të përgatitjes së këtij procesi [privatizimit], i cili do të inicohet vetëm pas përfundimit të ristrukturimit dhe rritjes së vlerës së ndërmarrjes, u aprovua rekomandimi i Komisionit Ndër-ministror për Ndërmarrjet Publike për autorizimin e komisionit qeveritar për privatizimin e kësaj ndërmarrje”, ka thënë Lluka.
Lexojeni të plotë postimin e ministrit Lluka:
“Sot qeveria morri vendim për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës
Ndërmarrja Publike ‘Telekomi i Kosovës’ Sh.A. që nga viti 2015 është duke u përballur me një krizë të thellë financiare dhe operative. Përgjatë 3 viteve të fundit, humbjet financiare të kësaj ndërmarrje varijojnë nga 8 deri në 52 milionë euro në vit. Përtej masave të marra nga bordi i drejtoreve dhe menaxhmenti aktual, kjo ndërmarrje vazhdon të shënoj humbje financiare – humbje të cilat rrezikojnë seriozisht likuiditetin e saj.
Në aspektin operativ, bordit i drejtorëve në muajin Maj të vitit 2018, ka nxjerrë vendim për hapjen e fazës së ristrukturimit, ndaljes së punësimit dhe gradimeve në ndërmarrje. Gjithashtu, janë marrë masa në uljen e shpenzimeve operative. Për më tepër, është hartuar një plan për investime emergjente të cilat presin të realizohen brenda një kohe të shkurtër.
Në bashkëpunim me Bordin e Drejtorëve, si Ministër përgjegjës për Ndërmarrjet Publike, kam kërkuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që të ofroj asistencë teknike (në formë të grantit) për fazën e ristrukturimit dhe ripozicionimit të kësaj ndërmarrje. Në kërkesë, kam potencuar faktin se Qeveria e Kosovës, në bazë të planit të saj qeverisës, parasheh privatizimin e kësaj ndërmarrje. Gjithashtu, kam bërë të qartë se para gjithsecilit vendim të privatizimit, përmirësimi i përformancës së ndërmarrjes si dhe praktikave brenda saj është prioritare dhe do i paraprije çfarëdo procesi tjetër.
BERZH më është përgjigjur pozitivisht, në të cilën shprehet gatishmëria e tyre për të: ofruar asistencë teknike në fazën e ristrukturimit, ofrimin e një kredie deri në 25 milion euro si dhe hartimin e një dokumenti mbi hapat që duhet të ndjekë Qeveria e Kosovës për privatizimin e kësaj ndërmarrje, i cili ndër të tjera bazohet në principet si në vijim: vlerësimin e drejtë të secilës ofertë për privatizim të Telekomit, përkushtim dhe transparencë në këtë proces, inkurajim të konkurrencës si dhe rishikim të proceseve dhe strukturave brenda Telekomit të Kosovës.
Tutje, kjo procedurë ka filluar marrë në konsideratë që deri më tani, të paktën 4 kompani nga vende të ndryshme të BE dhe SHBA, kanë shprehur interes për marrjen e pjesshme ose të tërsishme në pronësi të ndërmarrjes Telekomi i Kosoves.
Me qëllim të përgatitjes së këtij procesi, i cili siç u cekë më lartë do të inicohet vetëm pas përfundimit të ristrukturimit dhe rritjes së vlerës së ndërmarrjes, u aprovua rekomandimi i Komisionit Ndër-ministror për Ndërmarrjet Publike për autorizimin e komisionit qeveritar për privatizimin e kësaj ndërmarrje.
Vlenë të cekët se dialogu social në mes të aksionarit dhe sindikatës së punëtorëve do të jetë pjesë e rëndësishme e këtij procesi, ashtu siç ka qenë deri më tani, për t’u siguruar që interesat e punëtorëve përfaqësohen denjësisht.
Ndërkohë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (European Bank for Reconstruction and Development (EBRD)) do të siguroj jo vetëm proces transparent, por më shumë e rëndësishme, do të krijoj besim tek të gjithë të interesuarit në këtë proces” (sic.), ka shkruar Lluka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë