Në periudhën e shoqërisë tradicionale shqiptare, herë pas here në varreza, vërehej një situatë e tillë: Dheu i një varri tërësisht i lagur dhe mbi varr një shtambë, shishe ose vorbë e thyer. Çfarë mesazhesh përcillnin simbolikisht elementët e një situate të tillë mbi varrin në fjalë?
Lagia e dheut të varrit tregonte se atë natë martohej përkatësisht ish-bashkëshorti ose bashkëshortja e personit që prehej aty në gjumin e përjetshëm. Ndër shqiptarët, kanë qenë mjaft të përhapura besëtytnitë se “kufoma e gruas dhe sidomos e burrit ka shumë shqetësime kur rimartohet ish-bashkëshorti dhe veçanërisht ish-bashkëshortja”, se “kufoma të tilla kanë shumë zjarrmi natën që martohet ish-bashkëshorti”, se “lagia e varrit ndihmon që kufoma të mos digjet nga zjarrmia që shkakton martesa e ish-bashkëshortit”.
Shtamba ose vorba që kishte mbajtur ujin për spërkatjen e varrit qëndronte mbi të. Familjarët e të ndjerit ose të të ndjerës që lagin varrin me ujë nuk e kthenin më shtambën në shtëpi pasi besonin se ato ndillnin fatkeqësi – ndillnin mort.
Shtamba mund të ishte e thyer mbi varrin e lagur. Përgjithësisht këto enë thyheshin enkas nga familjarë, të afërm të të ndjerit ose të të ndjerës, madje edhe nga të tjerë të interesuar me pikësynimin që përkatësisht ish-bashkëshortja ose ish-bashkëshorti i atij ose i asaj që flinte në varr të mos kishte fat në kurorë me dikë tjetër. Dhe, të mos kishe fat në radhë të parë do të thoshte të mos i jetonin fëmijët.
Familjarë të burrit ose të gruas që martohej përkatësisht me grua apo burrë të ve, vizitonin të nesërmen e martesës, sapo zbardhte dita, varrin e ish-bashkëshortit ose të ish-bashkëshortes.
Shtamba e pathyer mbi varrin e lagur u përcillte atyre mesazhin e gëzueshëm se familjarët e të ndjerit ose të ndjerës nuk i kishin ndjellë mbrapshti ose fatkeqësi të sapomartuarve me thyerjen e shtambës ose të vorbës në fjalë.
Në rrethana të tilla, thyerja e shtambës kuptohej si thyerje e ecurisë së mbarë të jetës së çiftit të sapomartuar me partner/e të ve. Ndaj, të afërm mjaft të besuar të çiftit të sapomartuar bënin kujdes për të mbledhur të gjitha copat e shtambës ose të vorbës së thyer dhe i çonin te një poçar për t’i ngjitur. Sipas besëtytnive, rikuperimi i shtambës së thyer në varreza nënkuptonte rikuperimin e fatit të çiftit. /Zyhdi Dervishi /“Lente të ndërveprimit simbolik”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMOS U DORËZO KURRË
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare
Fjalimi i Skënderbeut!?
Xhafer Deva, tmerri i Kosta Peçancit: Ky arnaut i vogël ka me na... deri në Nish!
GJUHA SHQYPE
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje