LAJMI I FUNDIT:

Mish me lakra në mënyrën tradicionale: Gjella më e mirë nga lakrat!

Mish me lakra në mënyrën tradicionale: Gjella më e mirë nga lakrat!

Gjellë e vjetër, e shëndetshme, të cilën përherë do ta gatuani

Kjo recetë është shumë e shijshme, e ushqyeshme dhe njëkohësisht kalorike, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:


– 1,5 kg lakra të freskëta,
– 500 g mish viçi,
– 500 g mish qengji,
– kripë,
– piper,
– spec i bluar,
– 250 ml kos,
– vaj.

Përgatitja:

Pastroni lakrat dhe pritni në feta, por jo deri në fund, kujdes që të mos shpartallohet.

Mishin priteni në copë më të mëdha dhe në tenxhere radhisni në mënyrë alternative mishin dhe lakrën.

Qitni kripë, piper, qitni sipër pak vaj dhe ujë deri në gjysmë.

Lëreni në vlojë rreth gjysmë ore, pastaj në zjarr të vogël zieni disa orë.

Në fund, nxehni pak vaj dhe spec të bluar, shtoni kosin dhe të gjitha qitni sipër mishit dhe lakrave dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Speca me vezë

Speca me vezë

Kuzhina
Spinaqi i pjekur në furrë!

Spinaqi i pjekur në furrë!

Pjata kryesore
Si të dozoni majanë në sasinë e miellit: Kjo është masa e furrtarit

Si të dozoni majanë në sasinë e miellit: Kjo është masa e furrtarit

Nga duart tua
10 koktejet më të mira të verës!

10 koktejet më të mira të verës!

Pije dhe Kokteje
Pite turke: Gatuhet lehtë dhe shpejt

Pite turke: Gatuhet lehtë dhe shpejt

Kuzhina e huaj
Kalo në kategori