LAJMI I FUNDIT:

Rrogat e lojtarëve shqiptarë në Serie A për sezonin 2018/19

Rrogat e lojtarëve shqiptarë në Serie A për sezonin 2018/19
Foto: Gettu Images

Serie A në vitet e fundit ka qenë një ligë ku shumë lojtarë shqiptarë kanë treguar vlerat e tyre.

Pasi sot (e martë) Gazetta dello Sport në edicionin e saj ishte e fokusuar te rrogat e lojtarëve, ne jemi ndalur te ato të lojtarëve shqiptarë.


Lojtari më i paguar shqiptarë në Serie A është Elseid Hysaj i Napolit. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë paguhet 1,6 milion euro në sezon nga skuadra napolitane, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2022.

Elseid Hysaj në tentim për të ndalur Federico Chiesan (Foto: Getty Images)

I dyti është i sapo transferuari te Lazio nga Red Bull Salzburgu, Valon Berisha. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në sezon te klubi nga kryeqyteti italian fiton 1,5 milion euro. Kontrata e tij skadon në vitin 2023.

Drejtori sportiv i Lazios në prezantimin e Valon Berishës (Foto: Getty Images)

I treti është Blerim Xhemaili, ai paguhet në sezon te Bologna 1,2 milion euro, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2020.

Kapiteni i Bolognas, Blerim Xhemaili në ndeshjen ndaj Interit (Foto: Getty Images)

I katërti është Riza Durmishi me rrogë sezonale te Lazio 1,1 milionë euro (kontratë deri në vitin 2023, ndërsa top pesëshja mbyllet nga një tjetër lojtar i Lazios, Thomas Strakosha, i cili fiton një milionë euro në sezon në kontratën e tij deri më 2022.

Riza Durmioshi gjatë miqësores mes Lazios dhe Essen (Foto: Getty Images)

Ma pak se këtë paguhet Valon Behrami, ai nga Udinese paguhet 800 mijë euro në sezon dhe ka kontratë deri në 2019.

Behrami në duel me Edimilson Fernandes të Fiorentinas (Foto: Getty Images)

Portieri shqiptar i Atalantas, Etrit Berisha, paguhet 700 mijë euro në sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2021.

Etrir Berisha në ndeshjen kundër Interit (Foto: Getty Images)

Perparim Hetemaj te Chievo paguhet 600 mijë euro në sezon, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2020.

Perparim Hetemaj në ndeshjen mes Chievo Veronas dhe Beneventos (Foto: Getty Images)

Dy të fundit janë Berat Gjimshiti te Atalanta me 300 mijë euro në sezon (kontratë deri 2019) dhe Frederik Veseli te Empoli 250 mijë euro në sezon (kontratë deri në vitin 2021).

Berat Gjimshi gjatë një aksioni të Atalantas kundër Frosinones (Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se vlera e rrogave  e shumicës së lojtarëve të lartë cekur shtë mbi mesataren e klubeve të tyre, ndërsa më poshtë keni rrogat e të gjithë lojtarëve në kampionatin elitar italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori