LAJMI I FUNDIT:

Java e dytë nisë me tri ndeshje, vëmendja në derbin drenicas

Java e dytë nisë me tri ndeshje, vëmendja në derbin drenicas

Java e dytë në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme (e shtune), me tri ndeshje që janë në plan program.

E padyshim që vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Skenderaj, ku përballen dy rivalët Drenica dhe Feronikeli.

Gjyqtari kryesor i kësaj sfide do të jetë Besfort Kasumi me ndihmësit e tij Benon Këpuska dhe Meriton Berisha.


Drenica vije në këtë takim pas fitores befasuese 0-1 te Llapi, ndërsa Nikli pas barazimit në shtëpi 1-1 me Trepçën ’89.

Interesant pritet të jetë edhe në qytetin e Suharekës, ku Ballkani është nikoqir i Llapit.

Portokallinjtë morën tri pikët e para në Superligë javën e kaluar ku mposhtën Lirinë në udhëtim.

Ndërkohë Llapi u befasua në shtëpi pasi pësoi humbje 0-1 nga Drenica.

Ndeshja e fundit për ditën e sotme do të zhvillohet në qytetin e Obiliqit, ku Kek-u do të mirëpres Gjilanin.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 16:45. /Telegrafi/