LAJMI I FUNDIT:

Hibridi elektrik BMW X3, mundësi të mirë qarkullimi pa shpenzim derivatesh (Foto)

Hibridi elektrik BMW X3, mundësi të mirë qarkullimi pa shpenzim derivatesh (Foto)

Kursim i përkryer për derivate, po që se udhëtohet në distanca të shkurtra

Në fillim të këtij viti BMW e prezantoi modelin elektrik iX3 concept, i cili do të jetë rival kryesor për Jaguar I-Pace dhe Mercedes EQC, transmeton Telegrafi.


Të njëjtin e kemi parë teksa testohej në mot të ftohtë, ndërsa besohet se do të mund të lëvizë për 400 kilometra me një mbushje të vetme.

Por, atë nuk duhet ngatërruar me hibridin e elektrifikuar X3, që pritet të arrijë para modelit tërësisht elektrik. Thuhej se mund të arrijë me 252 deri në 365 kuajfuqi, por BMW Blog insiston se do të jetë edhe më i fuqishëm.

Burimet e brendshme nga Munihu, bëjnë të ditur se do të arrije me motorin 2.0-litra dhe katër cilindra, bashkë me pjesën elektrike prej 330e.

Hibridi i elektrifikuar do t’i ketë 275 kuajfuqi, si dhe mundësinë të lëvizë për 50 kilometra me një bateri. Në këtë formë, po që se udhëtohet në relacione të shkurtra, si nga 25 kilometra për të shkuar dhe kthyer prapa, nuk ka nevojë për aktivizimin e motorit me naftë apo benzinë.

Këtë sistem pune, e kemi parë edhe te Kia Niro, vetëm se ky X3 është shumë më luksoz dhe i kompletuar kur të arrijë me 2020. I njëjti do t’i paraprijë modelit tërësisht elektrik nga BMW që vjen në fund të vitit të ardhshëm apo më 2021. /Telegrafi/