Sa është i dëshirueshëm niveli i tensionit, sheqerit dhe yndyrës në gjak?
Ngritja i lartë e tensionit të gjakut, sheqeri dhe yndyra janë rrezik i madh për zhvillimin e sëmundjeve
Vlerat maten me analizat e gjakut në mënyrë që të qëndrojmë në vlerat e dëshiruara, ndërsa kjo më së miri arrihet me balancimin e ushqimit dhe me lëvizjen e përditshme. Ja se çfarë do të thonë vlerat e tyre…
PRESIONI I GJAKUT
Vlera e presionit të gjakut 140/90 mmHg dhe më lart konsiderohet hipertension, i cili është faktori kryesor i pavarur i rrezikshëm për zhvillimin e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare.
Vlera e parë dhe e sipërme janë presioni në arterie kur zemra rrah (presioni sistolik), ndërsa numri tjetër, i poshtmi, presioni në arterie midis rrahjeve të zemrës (presioni diastolik).
Për shkak të ndryshimeve të cilat ndodhin me plakjen, presioni sistolik arterial pas moshës 50-vjeçare pas çdo viti jete rritet për rreth 2 mmHg, ndërsa presioni diastolik për 0,5 deri në 1mmHg, transmeton Telegrafi.
Presioni normal i gjakut
120/80 mmHg.
Prehipertensioni
Presioni sistolik oscilon midis 120 dhe 139 mmHg apo presioni diastolik oscilon midis 90 dhe 99 mmHg.
Hipertensioni i shkallës 2
Tensioni sistolik 16- mmHg dhe më i lartë apo tensioni diastolik 100 mmHg apo më lart.
* Të dy vlerat e lexuara për presionin e gjakut janë të rëndësishme. Mirëpo, pasi që t’i mbushni 50 vjet, vlera e presionit sistolik është edhe më e rëndësishme. Hipertensioni i izoluar sistolik (HIS), kur presioni diastolik është normal, mirëpo ai sistolik i ngritur, është tip më i shpeshtë i presionit të ngritur të gjakut te personat më të vjetër se 50 vjeç.
SHEQERI
Diabeti i tipit 2 është sëmundje shumë e rëndë e shkaktuar me shprehitë e këqija jetësore, i kushtueshëm për shërim dhe me komplikime të rënda për të sëmurin.
Tani është obligim të zbulohet edhe paradiabeti në mënyrë që të pengohet zhvillimi i sëmundjeve të sheqerit.
Glukoza e matur në bark të zbrazët
• Të shëndetshmit – më pak se 5,6 mmol/l
• Paradiabeti – nga 5,6 deri 6,9 mmol/l
• Diabeti – më i lartë se 7 mmol/l
Glukoza 2 orë pas ushqimit (testi oGTT)
• Të shëndetshmit– deri 7,8 mmol/l
• Paradiabeti – nga 7,8 deri 11 mmol/l
• Diabeti– më i lartë se 11 mmol/l
Hemoglobina e glukozuar (HbAc1, niveli i glukozës gjatë 3 muajve të kaluar)
• Të shëndetshmit– deri në 5,7%
• Paradiabeti– nga 5,8 deri 6,5%
• Diabeti – më lartë se 6,5%
YNDYRAT
Niveli i përgjithshëm, HDL dhe LDL i kolesterinës dhe përpjesëtimet e tyre kanë ndikim të barabartë në shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut.
Niveli i ngritur i kolesterinës së përgjithshme dhe i kolesterinës me dendësi të ulët (LDL) është dislipidemiama.
Kufiri i vlerave
Kolesterina e përgjithshme: Femrat dhe meshkujt – i ulët deri në 5 mmol/l
Kolesterina LDL: Femrat dhe meshkujt – i ulët nga 3 mmol/l
Kolesterina HDL:
• Femrat – i lartë nga 1,2 mmol/l
• Meshkujt: i lartë nga 1 mmol/l
Trigliceritet: Femrat dhe meshkujt – i ulët nga 1,7 mmol/l.
* Te të sëmurët me diabet dhe të sëmurët nga sëmundja kardiovaskulre (preventiva sekondare) qëllimet e shërimit janë të rrepta – kolesterina e përgjithshme duhet të jetë më e ulët se 4,5 mmol/l, ndërkaq kolesterina LDL më e ulët se 2,5 mmol/l. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar