Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, sot ka nënshkruar një vendim sipas të cilit Policia e Kosovës obligohet për ndërmarrjen e masave emergjente, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik.
Mirëpo, masat e dala nga ky vendim tashmë veçse janë detyra që obligohet t’i kryejë Policia e Kosovës.
Kastriot Muçolli, këshilltar i ministrit Gashi ka sqaruar vendimin për KP duke thënë se ky vendim ka ardhur si masë emergjente për të parandaluar aksidentet në trafik dhe për ta rritur intensitetin e punës së Policisë.
“Ky vendim i sotshëm që e ka marrë ministri Gashi, e ka edhe një ri-mobilizim, është një fazë më emergjente, që po tentohet me e ulë numrin e aksidenteve në trafik, kështu që, këto masa që dalin prej këtij vendimi janë të natyrës që të shtohet intensiteti i punës në terren edhe Policia e Kosovës ta shtojë prezencën e saj në komunikacion edhe me vetura të shenjëzuara, por edhe ato civile. Gjithashtu, të merren masa alternative, siç janë ndalimi i patentë shoferëve për persona që e rrezikojnë komunikacionin”, ka thënë Muçolli.
Muçolli ka treguar se ky vendim i cili ka hyrë në fuqi sot, do të zgjasë deri më 1 tetor, për shkak se gjatë kësaj periudhe të vitit ka më shumë pjesëmarrje në komunikacion. Mirëpo, ai ka thënë se ky vendim ka mundësi të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas 1 tetorit.
Muçolli ka thënë se sipas statistikave që posedojnë, numri i aksidenteve është më i vogël se vitin e kaluar, por e kanë marrë këtë vendim si masë parandaluese për aksidentet që mund të ndodhin për shkak të fluksit të madh në komunikacion.
“Edhe pse ky vit sipas statistikave që posedon Ministria e Brendshme dhe Policia e Kosovës ka më pak aksidente me fatalitet dhe aksidente tjera në trafik se vitin e kaluar, prapë se prapë Ministria e Brendshme dhe Policia kanë vazhdu një mobilizim për uljen sa më shumë të aksidenteve, sidomos atyre me fatalitet”, ka thënë Muçolli.
Ai ka treguar për KosovaPress se Policia e Kosovës do ta shtojë intensitetin e shkëmbimit të informacioneve me shtetet e Evropës për kundërvajtësit të cilët e rrezikojnë komunikacionin.
Muçolli ka treguar se ky vendim po ashtu është një lloj apeli që të mobilizohen për parandalimin e aksidenteve edhe institucionet tjera dhe qytetarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025