Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, dënimin që AKP-ja i ka shqiptuar kompanisë së tij “ELKOS” e ka quajtur “tërmet”.
“Kjo është një tërmet, më shumë se gjobë, kur janë në pyetje vlera të mëdha të dënimit në një shtet të varfër si Kosova, ndaj një kompanie në zhvillim”, tha Kelmendi në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Kelmendi ka thënë se dënimi nga AKP-ja ka ardhur katër vite pasi ka përfunduar kontrata, për blerjen e “Famipa-s” nga ana e ELKOS-it.
“AKP dhe ELKOS kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërmarrjen “Famipa”. Kontrata ka qenë e bazuar në dy pika: mos lëvizja e makinerisë dhe ruajtja e procesit prodhues. Për tri vite sa e ka parashikuar kontrata, makineria nuk ka lëvizë dhe me një makinë të vetme që ishte në funksion nuk ka pesë vite që nuk kemi pasur prodhim, aq sa kemi pasur mundësi dhe sa ka kërkuar tregu”.
Sipas Kelmendit, dënimi ka ardhur nga Ekrem Hajdari, zëvendësdrejtor i atëhershëm i doganave, për një hakmarrje personale.
“Ekrem Hajdari ishte në atë kohë zëvendësdrejtor i Doganave. Unë kisha fituar të drejtën e distribuimit të Malboros. Ai, pa i kërkuar askush, e ka dërguar një shkresë te ‘Philip Morris’, se ELKOS-i ka precedente në doganë, dhe i ka dhënë familjarëve të tij të drejtën për të fituar distribuimin e Malboros, duke ditur se kanë pasur precedentë të vërtetuara”, ka deklaruar Klemendi, duke e konsideruar këtë hakmarrje personale.
“Hajdari vazhdon të jetë në mbështetje të interesave të klaneve politike”, tha më tej ai, përcjell Telegrafi.
Kelmendi thotë se në vitin 2014, ai nuk kishte më obligime nga AKP-ja për objektin e ish ndërmarrjes “Famipa” dhe se atëherë kishte përfunduar gjithçka.
Biznesmeni dhe deputeti Kelmendi ka thënë se AKP nuk e specifikon qartë në mënyrë sasiore përmbushjen e zotimeve nga blerësi.
“Në kontratë nuk parashikohet sa duhet prodhuar”, ka thënë Klemendi, ku për këtë pikë ai ishte dënuar 650 mijë euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze