LAJMI I FUNDIT:

Britania mbështet fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Britania mbështet fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi se përmes mbështetjes së Britanisë së Madhe do të fuqizojnë sundimin e ligjit dhe llogaridhënien brenda sistemit, si prioriteteve kyçe për zhvillim të mëtutjeshëm dhe integrim evropian.

Sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, Tahiri  këto komente i bëri gjatë një takimi me drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike të Zyrës së Jashtme të Britanisë së Madhe, Richard Moore, kryesuesen e Zyrës përgjegjëse për Kosovën në Zyrën e Jashtme, Catherine Barnes, si dhe ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell.


Së bashku me të pranishmit, ministri i Drejtësisë ka diskutuar mbi gjendjen në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë bashkëpunimin e ndërsjellë në reformën gjyqësore, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Tahiri ka shprehur vendosmërinë në arritjen e rezultateve konkrete në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe fuqizimit të sistemit gjyqësor.

“Përmes këtyre ndryshimeve ligjore, apo inicimit të diskutimeve përmes platformës së Rishikimit Funksional, synojmë arritjen e sundimit të ligjit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe ngritjen në efikasitet dhe llogaridhënie të këtij sistemi”, tha ai.

Ndërsa, Moore shprehu përkushtimin e Britanisë së Madhe ndaj fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

“Kam diskutuar bashkëpunimin bilateral me ministrin Tahiri dhe kam shprehur vendosmërinë tonë që të mbështesim më tutje reformat e nevojshme”, ka theksuar Moore, pas takimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori