LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Zidane konfirmon largimin nga Real Madridi  

Zyrtare: Zidane konfirmon largimin nga Real Madridi  

Trajneri Zinedine Zidane ka zyrtarizuar largimin e tij si trajner i Real Madridit pas dy viteve e gjysmë të kaluara në krye të klubit Mbretëror.

Zidane ka mbajtur konferencën e lajmëruar më herët për në orë 13:0 në qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas.


Pjesë e kësaj konference ishte edhe presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili dha fjalën për trajnerin Zidane.

Real Madridi i Zidanes futet në mesin e skuadrave më të mira në histori – Në garë me Ajaxin e Cruyffit, Bayernin e Beckenbauerit e Liverpoolin e Paisleyt
Lexo po ashtu Real Madridi i Zidanes futet në mesin e skuadrave më të mira në histori – Në garë me Ajaxin e Cruyffit, Bayernin e Beckenbauerit e Liverpoolin e Paisleyt

Aty trajneri francez ka folur rreth të ardhmes së tij, ku ka bërë zyrtare largimin e tij nga Real Madridi.

Zidane ka fituar nëntë trofe si trajner i Real Madridit (Foto: UEFA/ChampionsLeague)

“Unë kam vendosur të mos vazhdoj më si trajner i Real Madridit”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencë.

“Është një çast i çuditshëm, por ky ekip ka nevojë për një ndryshim për të mbajtur ecurinë e fitoreve”.

Askush si Zidane, nëntë tituj në vetëm dy vjet e gjysmë - lë mbrapa shumë legjenda dhe trajnerë aktual
Lexo po ashtu Askush si Zidane, nëntë tituj në vetëm dy vjet e gjysmë - lë mbrapa shumë legjenda dhe trajnerë aktual

“Ky klub ka nevojë për një tjetër fjalim, një metodologji tjetër të punës dhe për këtë arsye e kam marrë këtë vendim”.

“E dua shumë Real Madridin dhe presidentin që më dhanë mundësinë me menaxhu ekipin e ëndërrave”, përfundoi trajneri francez.

Ndryshe, Zidane në dy vite e gjysmë si trajner i Real Madridit ka fituar plot nëntë trofe, ku përfshihen edhe tri Liga të Kampionëve dhe një La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori