Autoritetet kineze kanë njoftuar një sërë arritjesh të reja të një projekti të madh kërkimor lidhur me origjinën e historisë së Kinës. Studimi, i quajtur “Kërkim gjithëpërfshirës për origjinën e qytetërimit kinez dhe zhvillimin e hershëm të tij”, synon të kuptojë se si është formuar qytetërimi kinez dhe se si u integruan me njëri-tjetrin qytetërimet e ndryshme në vend.
Studimi përfshin gërmimet në më shumë se 40 vendndodhje të lashta. Që prej vitit 2001, kanë përfunduar katër faza të ndryshme të projektit. Gërmimet kanë zbuluar atë që besohet të jetë sistemi më i hershëm i digave në botë, pallatin e parë perandorak në Kinë dhe prototipin e hieroglifeve kineze të sotme.
Guan Qiang nga Zyra Shtetërore e Relikeve Kulturore vëren se besohet se qytetërimi kinez mund të datojë gati 6,000 vjet më parë: “Shenjat më të hershme të qytetërimeve u shfaqën rreth 5,800 vjet më parë në rrjedhën e poshtme dhe të mesme të Lumit të Verdhë dhe të lumit Jance, si dhe përgjatë degëve më të mëdha të lumit Liao në pjesën jugore të Kinës Verilindore. Rreth 5,300 vjet më parë ne besojmë se të gjitha rajonet në të gjithë Kinën e sotme kanë hyrë në një periudhë qytetërimi”.
Studiuesit kinezë kanë zbuluar gjithashtu se rreth 3,800 vjet më parë, një formë më e konsoliduar qytetërimi u shfaq në Kinën Qendrore e filloi të rrezatonte ndikimin e vet, duke e bërë këtë zonë një forcë kryesore në zgjerimin e qytetërimit kinez. Ata gjithashtu kanë konfirmuar se origjina dhe zhvillimi i hershëm i qytetërimit kinez është rrjedhojë e një procesi të integrimit të qytetërimeve të ndryshme. Një gjë e tillë mendohet të ketë çuar jo vetëm në themelimin e dinastive Xia, Shang dhe Zhou, por edhe në krijimin e atij vendi shumetnik që është Kina sot.
Ndërkohë që studiuesit kanë vënë në dukje gjithashtu ndikimin që ka pasur qytetërimi kinez nga jashtë, duke përfshirë futjen e teknikave për kultivimin e grurit, mbarështimin e lopëve e deleve, si dhe shkrirjen e bronzit. /ATA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje