LAJMI I FUNDIT:

Florent Hasani shënon golin e parë në Hungari, ia siguron fitoren Diosgyor VTK ndaj Ferencvarosit (Video)

Florent Hasani shënon golin e parë në Hungari, ia siguron fitoren Diosgyor VTK ndaj Ferencvarosit (Video)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Florent Hasani ka shënuar golin e parë te skuadra e Diosgyor VTK në kampionatin hungarez, OTP Bank Liga.

Florent Hasani është njëri nga talentet më të mëdhenj që nga nxjerr futbolli i Kosovës që nga paslufta.


20-vjeçari nga Vushtrria ishte një sensacion sezonin e kaluar me Trepçën ’89, të cilëve iu ndihmoi shumë të fitojnë titullin e parë kampion në histori të klubit.

FFK zgjedh lojtarin e vitit, trajnerin, gjyqtarin, formacionin dhe klubet më të suksesshme
Lexo po ashtu FFK zgjedh lojtarin e vitit, trajnerin, gjyqtarin, formacionin dhe klubet më të suksesshme

Golat e tij të shumtë dhe talenti i tij u shpaguan pasi Hasani u zgjodh lojtari i vitit në Kosovës për vitin 2017 dhe në janar të këtij viti u transferua në Hungari te Diosgyor VTK.

Hasani me Kosovën U-21

Por, nuk ka vonuar shumë dhe ylli i Përfaqësueses ka filluar të lë shenj te skuadra e re, pasi i ka ndihmuar ta fitojnë ndeshjen e së shtunës ndaj gjigantëve hungarez të Ferencvarosit.

Hasani duke iu gëzuar njërit nga golat e shumtë me fanellën e Trepçës ’89

Hasani shënoi gol të bukur në minutën e 59-të të ndeshjes duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij ndaj Ferencvarosit.

Zyrtare: Florent Hasani prezantohet te Diosgyor VTK
Lexo po ashtu Zyrtare: Florent Hasani prezantohet te Diosgyor VTK

Kjo fitore e ngjet Diosgyor VTK në pozitën e pestë në tabelë duke e afruar në vetëm katër pikë larg pozitave që dërgojnë në Evropë.

Ndryshe, Ferencvaros është skuadra më e madhe në Hungari me plot 29 tituj të fituar në Ligë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori