LAJMI I FUNDIT:

Sekreti për lidhje të suksesshme: Çka është lidhja 80/20 dhe si funksionon?

Sekreti për lidhje të suksesshme: Çka është lidhja 80/20 dhe si funksionon?

Rregulli 80/20 mund të aplikohet në aspekte të ndryshme të jetës së përditshme, duke filluar nga ushqimi që e hamë e deri te paratë që i shpenzojmë.

Por tani ky rregull ka filluar të përdoret si ndihmë për t’i forcuar lidhjet dhe shumica besojnë se ky është sekreti për një jetë të suksesshme dashurore, transmeton Telegrafi.

Kur është çështja te jeta dashurore, rregulli 80/20 nënkupton ta pranoni se njëri person nuk mund t’i përmbush 100% të nevojave tuaja në çdo kohë.


Çdo partnerit i nevojiten 20% e kohës për ta shpenzuar për veten dhe larg partnerit duke bërë gjëra tjera.

Në disa raste, çiftet gjejnë hobi të reja ose shkojnë në një rrugëtim pa presionin apo obligimin për të kontrolluar tërë kohën se çfarë po ndodhë me partnerin e tyre.

Normalisht, ky koncept kërkon shumë besim, por shumica e njerëzve që e kanë provuar pohojnë se rregulli 80/20 ia ka forcuar lidhjen dashurore. /Telegrafi/