LAJMI I FUNDIT:

Florenzi: Juventusit do t’ia hiqja Dybalan, do të marrim pikë në Torino

Florenzi: Juventusit do t’ia hiqja Dybalan, do të marrim pikë në Torino
during the Serie A match between AS Roma and Hellas Verona FC at Stadio Olimpico on September 16, 2017 in Rome, Italy.

Derbi i madh italian mes Juventusit dhe Romës po afron dhe e gjithë vëmendja të shtunën do të jetë në Torino.

Dy rivalët e mëdhenj edhe këtë edicion duket se do të diskutojnë për titull, por për dallim nga vitet e kaluara këtë vit po e kërkojnë trofeun edhe Inter e Napoli.


Mesfushori i Romës, Alessandro Florenzi ka folur për ndeshjen derbi, duke besuar se do të marrin pikë në Torino.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme por nuk mendoj se do të vendos për titullin e kampionit”.

“Nuk është e lehtë kurrë të luash në Torino, por ne duam të ndryshojmë dhe të marrim pikë nga kjo ndeshje”, ka deklaruar zëvendës kapiteni i Romës.

Ai ka thënë se nga kjo skuadër aktuale e Juventusit do ta hiqte argjentinasin Paulo Dybala.

“Juventusit do t’ia hiqja Dybalan, është një kampion dhe shumë e vështirë të ndalet”, ka thënë Florenzi.

“Vendin e parë që e morëm në grupet e Ligës së Kampionëve duhet ta dëshmojmë jo vetëm ndaj Juventusit por në tërë kampionatin”, ka përfunduar Florenzi.

Aktualisht Roma zë pozitën e katërt në tabelë me 38 pikë të tubuara, tri më pak se Juventusi që zë pozitën e dytë, por skuadra e Eusebio Di Francescos ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori