LAJMI I FUNDIT:

Trupi i balsamosur i Leninit, rikthen debatet e vjetra në Rusi

Trupi i balsamosur i Leninit, rikthen debatet e vjetra në Rusi

Në vigjilje të përvjetorit të 100-të të Revolucionit të Tetorit, fati i mumjes së Leninit rindez sërish debatin mes rusëve: Çfarë duhet të bëhet me trupin e balsamosur të Leninit?

I përjetshëm, i shtrirë në një arkivol kristali, gjysëmtransparent, në dy metër thellësi të Mazoleumit në Sheshin e Kuq, trupi i Leninit mishëron të gjitha kundërshtitë, nyjat e pazgjidhura dhe brishtësinë e Rusisë post- sovjetike.

Themelues i shtetit modern dhe babai i totalitarizmit, simbol i superfiuqisë socialiste dhe i një të shkuare që nuk fshihet asnjëherë, Lenini është sërish në qendër të një debati sa emocionues, aq edhe të egër.


Ajo që e rindezi sërish debatin për një çështje të pambyllur asnjëherë, është Ksenia Sobchak, blogere dhe tashmë kandidate në zgjedhjet presidenciale në marsin e ardhshëm.

“Nëse do të zgjidhem do të urdhëroj heqjen e mumjes së Leninit nga Mauzoleumi dhe do e varros”, ka thënë ajo.

Dalja e zonjës pati një efekt domino reagimesh. Edhe lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, u shpreh se “ka ardhur moment” të varrosin trupin e Leninit, duke i bërë thirrje presidentit Vladimir Putin ta mbyllë këtë çështje.

Mikhail Fyodotov, kreu i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, ka propozuar ta transformojë Mauzoleumin në një muze ku të tregohet teknika e balsamosjes, në të cilët rusët janë të parët në botë.

Për Valentina Matvijenkon, presidente e Këshillit të Federatës, duhet të bëhet një referendum popullor për të vendosur nëse do të hiqet, apo jo mumja. Vendimi duhet të merret nga vetë populli, pasi ka një brez të tërë rusësh, për të cilët Lenini ka një vlerë të madhe.

“Blasfemi”, ka thënë lideri i partisë komuniste, Gennady Zyuganov, i cili e quan të papranueshme që kjo temë të hapet në vigjilje të 100-vjetorit të Tetorit të Kuq. Zyuganov shton se ka marrë dhe sigurinë nga Vladimir Putin se për sa kohë ai të jetë president, Lenini do të rrijë në Mazoleum.

Megjithatë, deri tash nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga lideri rus.

“Tema nuk është në agjendën e Administratës presidenciale”- ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peshkov. /dita/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori