Aplikimi i sistemit për menaxhimin e energjisë dhe implementimin e standardit ISO 50001 në kompanitë ka qenë tema kryesore e punëtorisë që u mbajt në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Në punëtorinë morën pjesë 11 kompani nga Maqedonia, klientë të përzgjedhur nga ana e kompanisë EVN Maqedoni, me një konsum mesatar prej 3 GWh në vit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Punëtoria është pjesë e projektit “Nxitja e transformimit të tregut të efikasitetit energjetik në industrinë dhe përshpejtimi i investimeve në praktikat dhe teknologjitë më të mira”, që zbatohet nga ana e zyrës së REC-it në Maqedoni, me mbështetjen financiare të Fondit Global Ekologjik (GEF) dhe kontributin e siguruar nga UNIDO-ja, REC-i, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Ekonomisë, Agjencia e Energjetikës, USAID-i dhe Banka e Maqedonisë për Përkrahjen e Zhvillimit.
EVN Maqedonia merr pjesë në fazën e dytë të programit për zbatimin e sistemit për menaxhimin e energjisë me qëllim të implementimit të standardit ISO 50001 në kompaninë, ndërsa do të sigurojë edhe asistencë për klientët e saj të cilët do të shprehin interesim. Qëllimi kryesor është që EVN Maqedonia të vazhdojë me implementimin e programit në rolin e replikatorit dhe pas përfundimit të projektit, me qëllim që kompanitë e Maqedonisë të marrin ekspertizën e duhur të kësaj fushe, e cila në fund të fundit do të thotë një përmirësim të konkurrencës së tyre dhe do ta rrisë efikasitetin energjetik në të gjitha nivelet e veprimit të kompanive.
“Qëllimi ynë është që të jemi një partner i kompanive në aplikimin e teknologjive dhe standardeve të avancuara, që do të thotë kompani më të forta të cilat do të krijojnë zhvillimin në shoqëri”, tha Stefan Peter, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të EVN-së Maqedoni. Pjesëmarrësit në punëtori i kanë prezantuar kompanitë e tyre dhe kanë shprehur interes për t’u përfshirë në programin për ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e sistemit të menaxhimit të energjisë. Në punëtorinë u diskutuan modalitetet për asistencën teknike për klientët e zgjedhur nga ana e kompanisë EVN Maqedoni.
Në periudhën e ardhshme do të realizohen takime të ndara me menaxhmentin e kompanive me qëllim që të përcaktohen hapat e ardhshëm për një përfshirje të mundshme në programin e replikimit të projektit për aplikimin e sistemit për menaxhimin e energjisë sipas standardit ISO 50001. Në kuadër të punëtorisë, një fjalim të tyre kanë pasur edhe Biljana Peeva – Gjuriq, drejtoreshë e Drejtorisë së shoqatave sipas veprimtarive pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Aleksandar Dukovski, drejtor i Agjencisë së Energjetikës të Republikës së Maqedonisë.
Ana Petrovska nga kompania REC Maqedoni dhe njëkohësisht drejtuese kombëtare e projektit, prezantoi projektin për nxitjen e transformimit të tregut të efikasitetit energjetik në industrinë dhe përshpejtimi i investimeve në praktikat dhe teknologjitë më të mira në Republikën e Maqedonisë.
Pas fjalimeve hyrëse, tre këshilltarët kombëtarë të efikasitetit energjetik, të cilët janë certifikuar në kuadër të projektit, prezantuan rezultatet e deritashme të zbatimit të projektit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Kërkimet për nënën dhe dy fëmijët, Forcat e Armatosura nisen drejt Shkodrës
Janë ndaluar dy persona nga Prilepi, ju është gjetur droga dhe një pushkë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'