LAJMI I FUNDIT:

Alicia Vikander, zëvendësuesja Angeline Jolie në rolin e Lara Croft (Foto)

Alicia Vikander, zëvendësuesja Angeline Jolie në rolin e Lara Croft (Foto)

Alicia Vikander pranoi të marrë rolin e personazhit të bërë të njohur nga Angeline Jolie në vitin 2001 në serinë e filmave “Tomb Rider” dhe në vendxhirime po përpiqet të jetë në nivelin e duhur.

Ajo tregoi në një set fotografish të shkrepura nga xhirimet e filmit se jo më kot është përzgjedhur si protagonistja kryesore e filmit – Lara Croft


Padyshim se do të jetë e vështirë që 28-vjeçarja t’i bëjë fansat ta harrojnë portretizimin e Lara Croft nga Jolie, por nga përkushtimi në xhirime me gjasa do t’ia dalë mbanë.

Alicia Vikander në rolin e Lara Croft

Walton Goggins, Dominic West e Daniel Wu, janë po ashtu pjesë e filmit me regji të Roar Uthaug.

Vikander është një aktore suedeze dhe ish valltare, e lindur dhe rritur në Gothenburg, ku e filloi aktrimin si e vogël në ‘Gëteborg Opera’ dhe ushtroi baletin, njofton Telegrafi.

Karrierën profesionale si aktore e nisi në filma të shkurtë dhe seriale televizive suedeze, ndërsa në Evropë u bë e njohur për rolin e Josefin Bjorn-Tegebrandt në dramën televizive “Andra Avenyn” (2008–2010).

Debutimi i saj në një film të rëndësishëm ishte në vitin 2010, në “Pure”. Në vitin 2012 u bë e njohur botërisht me rolin e princeshës Ekaterina në “Anna Karenina” dhe rolin e mbretëreshës Caroline Mathilde në filmin danez, “A Royal Affair”, me të cilin u nominua për çmimin BAFTA.

Fama e saj u rrit me rolet në filmat, si “Testament of Youth”, “Ex Machina”, e sidomos me “The Danish Girl” (me ç’rast fitoi Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor dhe Screen Actors Guild Award).

Më poshtë janë disa fotografi nga xhirimet e vazhdimit të ri të “Tomb Rider”. /Telegrafi/