LAJMI I FUNDIT:

“Mos e dhez” ngrit shqetësimin për mos respektimin e Ligjit për duhanin

“Mos e dhez” ngrit shqetësimin për mos respektimin e Ligjit për duhanin

Mbahet konferenca për media e organizuar nga iniciativa “Mos e dhez”, lidhur me mos zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit.

Qëllimi i kësaj konference është paraqitja e gjendjes së këtij sezoni, e cila është shumë shqetësuese, pasi Ligji për kontrollin e duhanit nuk po implementohet, duke filluar nga vetë institucionet e deri tek lokalet, restorantet dhe grupet e tjera të shoqërisë.

“Më konkretisht Ligji mbi Kontrollin e duhanit ka mbetur në mëshirën e njerëzve me vullnet të mirë, të cilët duan ta respektojnë”, thotë kjo iniciativë.