LAJMI I FUNDIT:

Mësoni kur do t’i kthehet fushave të blerta Shaqiri

Mësoni kur do t’i kthehet fushave të blerta Shaqiri

Mark Hughes ka folur për gjendjen e yllit të skuadrës së tij, Xherdan Shaqirin.

Mesfushori me tipare sulmuese nga Kosova është lënduar në fundjavë gjatë takimit me Swansean dhe u desh të zëvendësohet në minutën e 26-të.

Megjithatë, sipas trajnerit të tij, Shaqiri nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, pasi është duke trajnuar rregullisht me skuadrën.


Shaqiri pëson lëndim dhe zëvendësohet
Lexo po ashtu Shaqiri pëson lëndim dhe zëvendësohet

Hughes ka thënë për mediat angleze, se ‘Xhuxhi magjik’ mund të luaj qysh nesër(shtunë) ndaj West Hamit, por do të vendos pak para fillimit të ndeshjes.

“Ai ka nevojë për tu trajnuar sot dhe ne kemi nevojë për të parë nëse ai mund ta bëjë mirë këtë. Ai ka një shans për të luajtur nesër”, përfundoi trajneri i Stoke Cityt. /Telegrafi/