LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria në krye të 23 vendeve që duhet vizituar të paktën një herë në jetë

Shqipëria në krye të 23 vendeve që duhet vizituar të paktën një herë në jetë

Blogu i njohur për promovimin e turizmit “Trekeffect”, këtë radhë në një shkrim të tij ka zgjedhur të prezantojë Shqipërinë, si një ndër 23 vendet e botës, të cilat duhen vizituar të paktën një herë në jetë.

“Bëni një udhëtim në Shqipëri, një nga vendet më të nënvlerësuara për të vizituar në Evropë, para se pjesa tjetër e globit të kuptojë se çfarë ka humbur”, thuhet në shkrimin e publikuar në fillim të muajit shtator nga ky blog.


Sipas Trekeffect, Shqipëria mbetet disi një mister për shumicën e udhëtarëve.

“Por, ata që eksplorojnë do të gjejnë në faqet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, qytetin e lashtë grek të Butrintit. Për më tepër, Shqipëria krenohet me liqene të mrekullueshëm malore, plazhet e pacënuar, arkitekturën osmane dhe mikpritjen e njerëzve që me kënaqësi do të ju tregojnë rrugën, kur ju të keni nevojë. Bëni një udhëtim në Shqipëri, një nga vendet më të nënvlerësuara për të vizituar në Evropë, para se pjesa tjetër e globit të kuptojë se çfarë ka humbur”, thuhet më tej.

Ndër vendet e tjera që blogu u sugjeron ndjekësve të tij për tu vizituar janë Italia, India, Nepali, Japonia, Maroku, Spanja, Zelanda e Re, Kenia, Portugalia, Tajlanda, Kolumbia dhe Holanda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori