LAJMI I FUNDIT:

Është partneri im i duhuri për të bërë fëmijë me të?

Është partneri im i duhuri për të bërë fëmijë me të?

Duheni me njëri-tjetrin? Dëshironi të dy të bëheni prindër? Përgjigjuni më parë këtyre pyetjeve, shikoni gjendjen dhe më pas vendosni

Mos harroni se vendimi nuk ka të bëjë vetëm me ju, por edhe me fëmijën që do të sillni në këtë botë.

Shumë femra janë “të papjekura” përsa i përket sjelljes në jetë të një fëmije, deri sa të vijë momenti i realizimit. Kështu, jo më kot, atyre iu ngjallen dyshime në lidhje me partnerin. Do të bëhet ai një baba i mirë? Si të sigurohem për këtë?


Kushtet e domosdoshme

Fëmijët duhet të jenë të dëshirueshëm nga të dyja palët dhe jo rezultat i kërcënimeve, imponimeve, presionit, pasigurisë apo i deficiteve emocionale. Ky është faktori kryesor që siguron ecurinë ideale të marrëdhënies në çift dhe në familje.

Profili i babait të duhur

Brenda lidhjes ka disa shenja nga të cilat mund të dallosh nëse njeriu që ke në krah mund të luajë rolin e babait, të marrë përsipër detyrimet e rritjes të një fëmije etj.

Disa shenja:

Si sillet me fëmijët e rrethit familjar: Është i dashur apo shmang kontaktin me ta dhe duket sikur i ka frikë?

Çfarë modeli patriarkal ka pasur në fëmijëri: Normalisht ata që janë ritur në një familje tradicionale, i plotësojnë kushtet për t’u bërë prindër të mirë.

Si reagon kur biseda vjen rreth fëmijëve: Nga mënyra se si reagon në situatën e mësipërme, mund të kuptosh nëse është emocionalisht i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë një babai. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën

Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën

Flokë dhe stil
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Për ty që adhuron të zezën: 12 kombinime që do të të hyjnë në punë

Për ty që adhuron të zezën: 12 kombinime që do të të hyjnë në punë

Keshilla Modë
Gjashtë veshje të Hailey Bieber që do doni t’i rikrijoni me patjetër këtë vit

Gjashtë veshje të Hailey Bieber që do doni t’i rikrijoni me patjetër këtë vit

Moda
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Kalo në kategori