Gjaku është i ndarë në katër grupe, në bazë të ekzistimit të proteinave të caktuara në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve). Ekzistojnë grupet e gjakut A, B, AB dhe O. Sistemi ABO i grupeve të gjakut përcaktohet nga gjeni, i cili ka tre kategori të ndryshme: A, B dhe O.
Këta tre nëngrupe mund të kombinohen në gjashtë forma të mundshme, duke përcaktuar gjashtë gjenotipe të ndryshme. Grupet e gjakut A dhe B janë dominuese në raport me grupin O të gjakut, ndërsa ndërmjet vete janë kodominuese.
Personat të cilët kanë gjenotipet AA ose AO kanë grupin e gjakut A, sepse në sipërfaqen e eritrociteve të tyre gjendet antigjeni A. Ngjashëm është edhe te personat me grupin e gjakut B (gjenotipet BB dhe BO), te këta në sipërfaqe të eritrociteve gjendet antigjeni B. Në rastet kur në sipërfaqe të eritrociteve gjenden në çift me kromozome homologe antigjenet A dhe B (gjenotipi AB), atëherë personi i caktuar do të ketë të dy antigjenet, A dhe B, kështu që grupi i tij i gjakut do të jetë AB. Personat me grupin e gjakut O (gjenotipi OO) nuk përmbajnë asnjërin nga antigjenet në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.
Grupet e gjakut të prindërve |
Grupet e mundshme të gjakut te fëmija |
Grupet e gjakut që nuk mund t’i ketë fëmija |
A A |
A,O |
B, AB |
A B |
A, B, AB, O |
– |
A AB |
A, B, AB |
O |
A O |
A, O |
B, AB |
B B |
B, O |
A, AB |
B AB |
A, B, AB |
O |
B O |
B, O |
A, AB |
AB AB |
A, B, AB |
O |
AB O |
A, B |
AB, O |
O O |
O |
A, B, AB |
Personi me grupin e gjakut O nuk mund të pranojë gjak nga grupet A, B dhe AB, ndërsa bartësi i grupit të gjakut AB nuk mund t’u japë gjak grupeve A, B dhe O. Kështu, për grupin O të gjakut thuhet se është dhënës universal (sepse personat me cilindo grup të gjakut mund të pranojnë gjak nga grupi O), ndërsa për grupin AB thuhet se është marrës universal (pasi personi që ka këtë grup të gjakut mund të pranojë gjak nga të gjitha grupet tjera të gjakut). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër modele flokësh që janë perfekt për flokë të hollë dhe të rrallë
Flokë të rrallë dhe të hollë: Mos e bëni më këtë gabim!
Shtatë mënyra për t’u dukur e bukur pa grim
Për shtatgjatat: Pesë ide veshjesh që mund t’i kopjoni nga Blake Lively
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Tri mënyra për ta kuptuar se jeni duke e humbur veten në një lidhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit