Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës ka mbajtur takim me ish-presidenten Atifete Jahjaga dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.
Pas takimit është bërë e ditur se në nivel të vendit janë 968 raste të aplikimit për njohje të statusit, të aprovuara janë 301 raste, të refuzuara 147 raste, ndërsa 94 raste janë në shqyrtim.
Total të shqyrtuara janë 542 raste, në pritje për trajtim janë 426 raste.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se do të ofrojnë mbështetje për këtë komision.
“U njoftuam për punën që është duke e bërë komisioni. Ky komision është duke punuar shumë në zbardhjen e asaj që ka ndodhur gjatë luftës. E dimë se komisioni ka shumë vështirësi, por shpreh mirënjohje për punën që po e bëjnë. U zotova edhe para tyre se si qeveri do të jemi pranë tyre në mënyrë që të përmbyllet ky rast që të nxirret në dritë atë që kanë bërë serbët”, tha ai.
Edhe Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se do të jetë në përkrahje të komisionit.
“Nga ana e kryetares u informuam në detaje për të gjitha rastet. Morën një pasqyrë për të gjitha lëndët, ankesat. Po ashtu, u informuam edhe me vështirësitë e punës me të cilat po ballafaqohen gjatë këtij viti. Është edhe kërkesa humane dhe njerëzore e gjithsecilit aplikant të njohjes së statusit sepse ne e dimë se çka ka ndodhur para 20 viteve në Kosovë. Është kërkesë që sa më shpejt të procedohen këto lëndë. U trajtuan të gjithë problemet edhe teknike edhe ato politike”, tha ajo.
Kryetarja e komisionit, Minire Begaj, ka bërë të ditur se në nivel të vendit janë 968 raste.
“Ne u munduam për këtë vit me i paraqitë të gjitha sfidat. Me gjithë përkushtimin komisioni është duke e bërë më të mira. Procesi duhet të mbështetet nga të gjithë akterët. Ne si komision i adresuam problemet dhe presim të kemi mbështetje. Në nivel vendi janë 968 raste, të aprovuara janë 301 raste, të refuzuara 147 raste. 94 raste janë në shqyrtim. Total të shqyrtuara i kemi 542 raste, në pritje për trajtim janë 426 raste”, tha ajo./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve – flet stomatologu Hoxha
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë