Real Madridi nuk po përzien fjalët. Ata besojnë fuqishëm se do ta përfundojnë rikthimin kundër Arsenalit sonte (e mërkurë) në Santiago Bernabeu.

Los Blancos u mposhten me rezultat 3-0 dhe u dominuan nga Arsenali në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampijonëve në Emirates.


Megjithatë, te klubi mbretëror besojnë se gjithçka është e mundur, ndër to edhe një rikthim i madh në ndeshjen e dytë, sonte mbrëma.

Real Madridi përdori rrjetet sociale për të ndarë komunikimin e tyre me platformën e njohur të AI ChatGPT.

Mesazhi i Real Madridit thotë se “90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjata”.

Ata i kërkojnë Inteligjencës Artificiale që ta përkthejë atë në shumë gjuhë. Është një paralajmërim i fortë për Arsenalin dhe të gjithë ata që dyshojnë në rikthim. /Telegrafi/

telegrafi sport app