Gazmend Aga
Zgjohet në mëngjes herët për të mbaruar punët e një dite më parë. Ndërkohë që i duhet të zgjojë fëmijët për t’i përgatitur për shkollë, fillon të përgatisë mëngjesin.
Maratona sapo ka filluar.
Zhurmë, rrëmujë dhe nxitim që karakterizon çdo mëngjes të një nëne shqiptare…
Ky është 9 marsi, ky është dhe 10-11-12 marsi i zakonshëm i shumë familjeve shqiptare sot. Ky ndoshta është 9 marsi i shumë grave në botë, por ne na intereson “kopshti” ynë. A nuk na e dha Zoti kopshtin Botë për ta kthyer në Parajsë? A nuk na krijoi mashkull-femër për të plotësuar njëri-tjetrin? E pra, sot, femra shqiptare ka nevojë për më shumë dashuri, përkujdesje, delikatesë, ndihmë e mirëkuptim.
Nëna është krijesa më e bukur e krijuar nga Zoti. Më e mëshirshmja, më e dashura, më sakrifikuesja. “Parajsa është nën këmbët e nënës”, thotë Profeti. Sa më shumë ta respektosh e ta duash atë, aq më shumë i je afruar parajsës.
Pranë Parajsës është edhe bashkëshorti i mirë. “Më i miri prej jush është ai që sillet mirë me bashkëshorten e tij”, thotë përsëri Ai që theu tabutë; e lavdëroi femrën si nënë, si vajzë, si bashkëshorte, doli me vajzën mbi supe, i dha të drejta të plota gruas, e lavdëroi atë që sillet i ndjeshëm ndaj gruas dhe mallkoi atë që e keqtrajtojnë atë.
Ai dhe feja e Tij, i dha të drejtë prone, të drejtë mendimi e administrimi gruas plot 1400 vite më parë. Ai është Muhamedi a.s., i keqkuptuari i kohës.
Ka plot prej ndjekësve të Muhamedit që nuk e respektojnë gruan. E kjo vjen veç prej mosnjohjes së njeriut të madh, të sjellshëm e shumë të ndjeshëm ndaj të dobëtëve.
Ndjekësi i vërtetë i Muhamedit a.s., e arsimon dhe edukon vajzën e tij, e ndan pronën me motrën e tij, e ndihmon bashkëshorten e tij.
Besimtari jo vetëm që nuk vë dorë mbi krijesën engjëllore nënë, bashkëshorte, vajzë apo motër, por ai e ruan me kujdes këtë dhuratë të çmuar, të kristaltë.
Delikatesa dhe sjellja e një besimtari të vërtetë ndaj femrës duhet të jetë shembull për gjithë njerëzimin.
Vetëm në Shqipëri ka mbi 2,000 gra nën urdhër mbrojtjeje nga dhuna e burrave. Me qindra e mijëra femra të tjera shqiptare kanë drojë të shprehen, të klithin, të flasin.
Prandaj, mendoj se sot, ne burrat duhet të dalim e të jemi në aksion kundër kësaj sjelljeje ndaj gruas. Sot më 8 Mars ne duhet të protestojmë kundër vetvetes, për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas. Sot duhet të rikujtojmë se rruga më e mirë për të parandaluar dhunën ndaj gruas dhe ndërgjegjësimit për të qenë të mirësjellshëm ndaj saj, duhet të nisë që në gjenezë; në edukimin e fëmijeve tanë me frymën e besimit, dashurisë e tolerancës.
Duhet t’i themi jo dokeve ku keqtrajtohet gruaja.
Këtë kërkon feja, këtë kërkon atdhedashuria, këtë kërkojnë vlerat universale.
Merr një trëndafil miku im dhe çoja nënës, gruas, motrës e vajzës dhe kërkoi falje që s’ia dimë vlerën dhe thuaji gëzuar, por vetëm duke i premtuar trajtimin siç i ka hije…
(Autori është nënkryetar i Komunitetit Mysliman te Shqipërisë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore