Sir Paul McCartney dhe gruaja e tij Nancy u fotografuan në det gjatë pushimeve të tyre të fundit.

I veshur me rroba banje të zeza, këngëtari i “The Beatles”, 80 vjeç, dukej në top formë përkrah partneres së tij 63 vjeçare, e cila ishte veshur ngjashëm, shkruan DailyMail.


Dyshja kanë qëndruar në hotelin me pesë yje “Eden Rock”, i cili është në pronësi të familjes së Spencer Matthews dhe ka mirëpritur një gamë të madhe të yjeve të listës A si: Tom Hanks, Jessica Alba dhe Jennifer Lopez.

the1

Sipërmarrësja Nancy kishte zgjedhur si aksesorë një gjerdan me rruaza dhe i kishte kapur flokët e saj lartë në një model të çrregullt, para se të merrte një zhytje në Detin e Karaibeve.

Të rrethuar nga një mori pushuesish në plazhin e ngjeshur, dyshja dukej se kalonin pa u vënë re, pasi u argëtuan në oqean para se të thaheshin me peshqirë ngjyrë portokalli.

the1

Paul nuk është vetëm autor i këngëve më të suksesshme të muzikës popullore të të gjitha kohërave, por ai është gjithashtu një romantik i vetë-rrëfyer.

Muzikanti legjendar, i cili është pjesë e grupit “The Beatles”, kohët e fundit zbuloi atë që ai e konsideron rolin e tij të jetë si burrë me gruan e tij Nancy në faqen e tij të internetit.

the2

Multi-instrumentisti, i cili njihet si një nga instrumentistët e shkëlqyeshëm dhe inovatorë të basit, gjithashtu tregoi se si i pëlqen të jetë djali që Nancy mund të mbështetet në të dhe të ofrojë 'forcë kur ajo po kalon periudha të vështira'.

Paul dhe Nancy festuan përvjetorin e tyre të 11 -të të dasmës në tetorin e kaluar.

the3

Kjo është martesa e tretë e krijuesit të hitit “Let It It Be”, pas vdekjes së gruas së parë Linda Eastman në vitin 1998 pas më shumë se 30 vjet martese dhe divorcit të tij me gruan e dytë Heather Mills në vitin 2008. /Telegrafi/

the4

the5

the6

the7

the8

the9

the10

the12

the13

the14

the15

the16

the17

the18

the19