LAJMI I FUNDIT:

70% e të punësuarve në Kosovë me kontrata të përkohshme

70% e të punësuarve në Kosovë me kontrata të përkohshme

Dihet tashme se papunësia në Kosovë është mjaft e lartë, diku afër 30 për qind.

Por, edhe ata që janë të punësuar, sidomos në sektorin privat, nuk e kanë as sigurinë minimale për vendin e tyre të punës. Shumë prej tyre punojnë pa kontrata, ndërsa një pjesë tjetër, me kontrata të përkohshme.


Agjencia e Statistikave të Kosovës në publikimin “Anketa e Fuqisë Punëtore 2017”, ka gjetur se vetëm 29.4 për qind e personave të punësuar kishin kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 70.6 për qind kishin kontratë të përkohshme, pa dallime sinjifikante midis meshkujve dhe femrave.

“Personat, që kishin kontrata të përkohshme, u pyetën se pse kishin këtë lloj kontrate dhe 89.4 për qind e të intervistuarve raportuan se nuk kishte kontratë tjetër në dispozicion”, vlerëson ASK.

Sipas raportit, në total, 23.1 për qind e personave të punësuar i përkiste kategorisë së punësimit të paqëndrueshëm. /Buletini Ekonomik/Telegrafi/