LAJMI I FUNDIT:

65 për qind e bizneseve nuk presin rimëkëmbje nga pandemia COVID-19 deri në vitin 2021

65 për qind e bizneseve nuk presin rimëkëmbje nga pandemia COVID-19 deri në vitin 2021

Pothuajse 65 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë presin që efekti ekonomik i shkaktuar nga pandemia COVID-19 do të vazhdojë deri në vitin 2021. Hotelet, restorantet dhe kompanitë e shërbimeve personale janë veçanërisht pesimist në këtë aspekt.

Kështu thuhet në studimin mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në përpjekjet e NVM-ve për digjitalizim, prezantuar nga ACCESS, përcjell Telegrafi.


“Pothuajse të gjitha ndërmarrjet kanë shënuar rënie të shitjeve prandaj kanë vendosur të shkurtojnë orarin e punës në mënyrë që të mund të ruajnë numrin e punëtorëve. Kjo tregon për zbatim kryesisht të strategjive mbrojtëse. Krahas shkurtimit të orarit dhe numrit të punëtorëve, shumë kompani kanë ndërprerë investimet dhe blerjet. Një numër i vogël i NVM-ve kanë (përkohësisht) mbyllur biznesin”, thuhet në studim.

Raporti thotë se, rreth gjysma e NVM-ve në Kosovë synojnë të mbijetojnë pa ndonjë strategji të qartë.

“Në kontekstin e tanishëm të COVID-19, rreth gjysma e NVM-ve në Kosovë synojnë ‘të mbijetojnë’ pa ndonjë strategji të qartë, ndërsa një e treta kanë për qëllim të ulin kostot. Sa i përket përkrahjes institucionale, kompensimi i pagave të punëtorëve është dëshmuar si masa më e rëndësishme. Në përgjithësi, skemat mbështetëse që mundësojnë qasjen në financa janë më të kërkuarat dhe konsiderohen si më të dobishmet nga NVM-të kosovare”, vijon raporti.

Sipas ACCESS, bizneset në Kosovë ngurojnë të vazhdojnë me digjitalizimin e tyre, kryesisht për shkak të mungesës së fondeve.

“Ndërmarrjet në Kosovë ngurojnë të vazhdojnë me digjitalizimin e biznesit të tyre. Aty ku ka përpjekje për të mbështetur digjitalizimin janë lëmit ku zbatueshmëria dhe ndikimi është i menjëhershëm për ndërmarrjet. Ndërsa pengesat e identifikuara për digjitializim mbesin kostot e larta, mungesa e shkathtësive dhe shërbimeve cilësore, dhe mbrojtja e të dhënave”, përfundon studimi.

Ky studim është realizuar në format sondazhi me 408 NVM dhe është kryer gjatë muajit korrik të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori