60 të punësuar, vetëm njëri prej tyre shqiptar. Ky është përfaqësimi i zhdrejtë në Drejtorinë për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Për ta përmirësuar këtë bilanc, kjo drejtori kishte hapur një konkurs që shef i departamenti për identifikimin, mbrojtjen dhe përdorimin e trashëgimisë kulturore të jetë nga bashkësia etnike shqiptare. Por, kjo u bë sa për sy e faqe, pasi që në këtë pozitë tani më 5 vite punonte si e autorizuar Biljana Jovanovska. Ajo e pranon që për t’u punësuar sigurt ka treguar veten se është shqiptare, ndonëse nuk ka prejardhje të tillë dhe nuk dinte asnjë fjalë shqip.
“Sipas mënyrës së punësimit në bazë të Ligjit për nëpunësit në administratë ka principe që punësohen në vendet e punës me prioritet. Megjithëse të gjithë mund të konkurrojnë, por prioritet të punësimit kanë ata që për momentin janë të kombësisë shqiptare. Pra, të gjithë kanë të drejtë të konkurrojnë, por përparësi do të kenë ata që janë shqiptarë-“, deklaroi Biljana Jovanovska, e punësuar në DMTK.
Me një pagë prej 611 eurosh, punësimi i një shqiptari ishte i parashikuar në përputhje me planin vjetor për vitin 2019, tha drejtori i këtij institucioni Aco Kostov. Ai fillimisht iu referua një letre të publikuar nëpër rrjetet sociale se ishte e rreme pasi që nuk ishte me firmën e tij.
“Ai konkurs nuk u publikua. E kisha qëllim ta hapi konkursin por për nivelim të brendshëm të personave që një kohë të gjatë e kryejnë punën e tyre”, tha Aco Kostov, Drejtoria për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Në momentin që ia treguam konkursin me numër 464/2019 i hapur nga Agjencia për Administratë drejtori ndërroi qëndrimin, duke thënë se problemi është tek metoda e balancerit.
“Për fat të keq kishte një ngjarje të pa lakmueshme që ndodhi dhe unë e kisha patjetër ta ndërpres konkursin. Po ishte i publikuar, por u ndërpre që nga momenti që u shkaktua incidenti konkursi publik u anulua për tu sqaruar gjendja në institucionin tonë”, shtoi Aco Kostov, Drejtoria për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore .
Punësimet të tilla të komuniteteve tjera në emër të shqiptarëve së fundmi u bënë edhe në Agjencinë e Kadastrës. Pas publikimit të emrave të përzgjedhur në konkursin e shpallur në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive, 23 administratorë morën vendet e punës të vet deklaruarit shqiptarë.
Për tu punësuar më lehtë, 4 shtetasit maqedonas filluan të deklarohen se janë shqiptarë edhe gjatë konkursit për 10 zjarrfikës në Brigadën e Shkupit. Sipas Ministrisë së Administratës programi i kërkimit i quajtur “Balancer” nuk është pjesë e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, por është pjesë e metodologjisë së Qeverisë për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike, i cili jep sugjerime për përkatësinë etnik për të punësuarin e radhës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën