Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në Kuvendin e Lezhës u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare.
Kështu ka thënë Haradinaj në përvjetorin e 579-të të Kuvendit të Lezhës.
“Nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në Kuvendin e Lezhës, u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare. Edhe sot, në përvjetorin e 579-të, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Nëpër kohë, shqiptarët ekzistonin, por nuk ishin vetvetja, ishin pjesë – pjesë, por nuk ishin një. Gjithë kjo histori e madhe që iu ka mbijetuar shekujve e ka pikënisjen, dhe ai është momenti kur jemi bërë një, tek Kuvendi i Lezhës dhe atyre prijësve te mençur që ditën ta bashkonin kombin në kohë të vështira, për një përpjekje më të madhe.
Nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në këtë Kuvend, u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare.
Edhe sot, në përvjetorin e 579-të, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251