LAJMI I FUNDIT:

50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit, Rama: Trungu i përbashkët që na lidh të gjithëve

50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit, Rama: Trungu i përbashkët që na lidh të gjithëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vlerësoi sot rolin e patjetërsueshëm të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972 në njehsimin e gjuhës shqipe.

Në fjalën e mbajtur në konferencën jubilare me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit që po mbahet sot nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Rama shprehu mirënjohjen ndaj intelektualëve e firmëtarëve të Kongresit, të cilët iu futën punës me bindjen se kombi është një, prandaj edhe gjuha duhej kodifikuar në një standard.


“Imagjinoni sot sikur tranzicionit shqiptar t’i shtoheshin dhe dialektet dhe ne mos të kishim një gjuhë të njehsuar. Kongresit nuk mund t’i çlegjitimohet puna vetëm pse u zhvillua nën regjimin komunist. Kundërshtarët e rrezikshëm të Kongresit të Drejtshkrimit që janë edhe injorantët më të mëdhenj, nuk kanë së pari kulturën e gjuhës”, tha ai.

Kryeministri theksoi se nuk mund të hidhet poshtë puna kolosale që Kongresi bëri për gjuhën shqipe, vetëm pse u mbajt nën regjimin komunist.

“Ne sot nuk do të kishim dot një abetare, do t’i kishim si ato tekstet alternative që solli demokracia ku diku data e Çlirimit është 28 nëntor, diku tjetër 29 nëntor”, tha Rama.

Kryeministri tha se “trungu i përbashkët që na lidh të gjithëve është trungu që mbolli Kongresi i Drejtshkrimit”.

“Imagjinoni procesin e integrimit si do të merreshim vesh për të përkthyer në gjuhën e Brukselit, 7 palë gjuhët tona. Se do të kishte dalë gegnishtja e Shkodrës dhe pastaj e Pukës, toskërishtja e Vlorës, por do të dilte edhe e Tepelenës”, shtoi Rama.

Kryeministri vlerësoi se në vitin 1972, kur u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit, edhe pse Shqipëria ishte nën regjimin komunist, në fakt ishte një vend me institucione kërkimore-shkencore.

“Në kohën kur është bërë Kongresi i Drejtshkrimit, ajo botë akademike ishte e standardeve europiane, jo e papërfillshme”, tha ai.

Kryeministri citoi Kadarenë (në një intervistë për Gazetën “Zëri” në Kosovë) dhe tha se “gjuha është më i vështiri pakt që njerëzit kanë lidhur mes tyre”, për të treguar rrugën e gjatë që flamujt e Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kryen për të ndenjur krah njëri-tjetrit në këtë konferencë, duke përmbushur simbolikisht këtë pakt.

“Nuk duhet të harrojmë sa e pamundur dukej disa vite më parë që gjuha shqipe të flitej, të shkruhej e të pranohej lirisht si e drejta themelore e shqiptarëve në trevat ku ky komb shtrihet”, tha Rama.

Kryeministri lexoi një pjesë të Rezolutës së Kongresit, ku parashikohej nevoja që mund të parashtronte e ardhmja, për ta përshtatur gjuhën letrare me plotësimet e domosdoshme që sjell koha.

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u mbajt gjatë datave 20 – 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë. Në të morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Italia, për të dakordësuar Rezolutën që standardizoi rregullat drejtshkrimore të gjuhës shqipe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori